Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Vizita dhe Delegacione 29-30 tetor 2018

  • Vizita e Delegacionit nga Parlamenti Gjerman - 30 Tetor 2018
Në kuadër të bashkëpunimit me Ambasadën Gjermane bëri një vizitë në Shkollën e Magjistraturës një delegacion i Bundestag-ut gjerman. Delegacioni përbëhej nga deputetët anëtarë të Komisionit Parlamentar të Çështjeve Ligjore dhe Mbrojtjes së Konsumatorit si dhe nga Zv/Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri.
Delegacioni u prit nga Drejtori i Shkollës dhe stafi pedagogjik dhe administrativ. Në takim deputetët e parlamentit gjerman u informuan në lidhje me procedurat e funksionimit të proceseve të ndryshme akademike dhe administrative të shkollës si konkursi, kriteret, prurjet në Shkollë, por edhe politikat antidiskriminim që reflektohen në veprimtarinë e shkollës.
Gjatë takimit gjithashtu u shkëmbyen mendime dhe u përshkrua gjendja e vështirë ku ndodhet shkolla momentalisht përsa i takon realizimit të konkursit të pranimit dhe realizimit të pritshmërive nga sistemi i drejtësisë për përgatitjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj për tu futur në sistem.
 
 
 
 
 

  • Vizita e Drejtorit të Përgjithshëm për Shtetin e së Drejtës dhe të DNJ e Këshillit të Evropës - 29 Tetor 2018
Në kuadër të bashkëpuimit me Këshillin e Evropës, Drejtori i Shkollës, Z. Sadushi zhvilloi një takim me Z. Christos Giakoumopoulos, Drejtor i Përgjithshëm për Shtetin e së Drejtës dhe të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Evropës. Ai viziton Shqipërinë në datat 29-30 Tetor në kuadrin e Konferencës Ndërkombëtare mbi Transparencën dhe Pronarët Përfitues që organizon Këshilli i Evropës me bashkëfinancim me Bashkimin Europian.
Drejtoria e Z. Giakoumopoulos është një nga dy kolonat kryesore të Këshillit të Evropës me një kontribut të rëndësishëm në zbatimin e reformave kyçe në Shqipëri, që përfshijnë atë në drejtësi, çështjet e pronave, reformën zgjedhore, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, mbështetje për sistemin penitenciar, lirinë e shprehjes, luftën kundër diskriminimit etj.
Ai mbulon sekretariatet e Komisionit të Venecias, GRECO, Moneyval, Komitetin për Parandalimin e Torturës, Komisionin Europian për Efiçencën e Gjyqësorit, ekzekutimin e vendimeve të Gjykates së të Drejtave të Njeriut, etj, të cilët kanë qenë shumë aktive këto vitet e fundit në monitorimin dhe asistencën e dhënë për plotësimin e rekomandimeve/detyrimeve respektive të Shqipërisë.
 
 
 



Njoftime

Mbylle