Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

17 tetor 2018 / SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE

  • SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE
Lloji i diplomës “Shkenca Ekonomike”. Niveli minimal i diplomës “Master Shkencor”.
Në zbatim të nenit 22 dhe nenit 25 të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të kreut VII të vendimit nr. 243, datë 18.3.2015 të Këshillit të Ministrave, Shkolla e Magjistraturës shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për grupin e pozicioneve:
  1 (një) vend vakant - Specialist në Sektorin e Financës - Kategoria: III-b

Pozicionet më sipër, u ofrohen fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategorie për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se nga këto pozicione, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, ato janë të vlefshme për konkurrimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.
PËR TË DY PROCEDURAT (LËVIZJE PARALELE, PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL) APLIKOHET NË TË NJËJTËN KOHË!

27/10/2018
Afati për dorëzimin e dokumenteve për:
LËVIZJE PARALELE

1.11.2018
Afati për dorëzimin e dokumenteve për:
PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL


  Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:

- Përpilon dhe harton borderotë e pagave për punonjësit e institucionit, si dhe të pedagogëve dhe ekspertëve të jashtëm;
- Përgatit formularët e bankave për pagesat e punonjësve, ekspertëve e pedagogëve të jashtëm sipas numrave të tyre të llogarisë;
- Bën deklarimin on-line të sigurimeve shoqërore, shëndetësore, tatimit të pagave dhe tatimit në burim, për punonjësit dhe pedagogët e ekspertët e jashtëm;
- Bën regjistrimin në librat e kontabilitetit të dokumenteve justifikuese të ngjarjeve ekonomike;
- Harton listën e aktiveve për inventarizim në bazë të të dhënave të regjistrave kontabël. Kryen regjistrimet e nevojshme kontabël për sistemimin e diferencave të dala nga inventarizimi.
- Mban librin e pagave të punonjësve, me kartelë të veçantë për secilin, duke bërë rakordimet me kontabilitetin.
- Për punonjësit që ndërpresin marrëdhëniet e punës, merr masa për dorëzimin e inventarit dhe të pajisjeve që kanë në përdorim.
- Përgatit dhe jep informacion për projektbuxhetin, në bashkëpunim me sektorët e tjerë dhe përgjegjësin e Sektorit të Financës.
- Ndjek zbatimin e buxhetit në bashkëpunim me sektorët përkatës dhe përgjegjësin e Sektorit të Financës.
- Ndihmon përgjegjësin e sektorit në raportimet periodike në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, INSTAT etj.
 
1
LËVIZJA PARALELE

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil. 
1.1
KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon: 
a. Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (ekzekutive); 
b. Të mos kenë masë disiplinore në fuqi; 
c. Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”. 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon: 
a. Të zotërojnë formim universitar, diplomë të nivelit "Bachelor". Preferohet që diploma e nivelit "Master Shkencor" të jetë në Shkenca Ekonomike; 
b. Të kenë jo më pak se 5 vjet përvojë pune në profesion; 
c. Të zotërojnë njohuri të mira në një nga gjuhët: anglisht, frëngjisht etj.
1.2
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë: 
a. Kërkesë.
b. Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
c. Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë;
d. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); 
e. Fotokopje të letërnjoftimit (ID); 
f. Vërtetim të gjendjes shëndetësore; 
g. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore; 
h. Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
i. Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
j. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj. 

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër do të bëhet pranë mjediseve  të Shkollës së Magjistraturës.
1.3
REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 29.10.2018  do të shpallet në faqen zyrtare të internetit të Shkollës së Magjistraturës dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme, si dhe data, vendi dhe ora e saktë ku do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
 
1.4
FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

Kandidatët do të testohen në lidhje me:
a.         Ligjin nr. 9228, datë 29.4.2004, “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, i ndryshuar.
i)       Ligji nr. 10296, datë 8.6.2010, “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”.
ii)     Ligji nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar.
iii)   Ligji nr. 9136, datë 11.9.2003, “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
iv)   Ligji nr. 10383, datë 24.2.2011, “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
v)      Ligji nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar.
vi)   Manuali për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin.
b.        Njohuritë mbi legjislacionin e ri të Reformës në Drejtësi.
i)                   Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
ii)                 Ligji nr. 115/2016, “Për qeverisjen e organeve në sistemin e drejtësisë”.
 
c.         Njohuritë mbi ligjin për nëpunësin civil (i ndryshuar) dhe aktet nënligjore.
d.        Njohuritë mbi ligjin për prokurimin publik.
e.         Ligji nr. 9131, datë 8.9.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”.
Njohuritë mbi Rregulloren e Brendshme të Shkollës së Magjistraturës.
 
1.5
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe certifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individuale në punë në rastet kur procesi i certifikimit nuk është kryer. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a - Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b - Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c - Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën;
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.
 
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në udhëzimin nr. 2, datë 27.3.2015, të Departamentit të Administratës Publike www.dap.gov.al.
 
1.6
DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURRIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, informacioni për fituesin do të shpallet në faqen zyrtare të internetit të Shkollës së Magjistraturës dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”.
2
PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL
 

  Vetëm në rast se nga pozicionet e renditura në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, këto pozicione janë të vlefshme për konkurrimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive. Këtë informacion do ta merrni në faqen e Shkollës së Magjistraturës, duke filluar nga data 11.11.2018.
 
 
2.1
KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil” i ndryshuar. 

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë: 
a. Të jetë shtetas shqiptar; 
b. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
c. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur; 
d. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse; 
e. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje; 
f. Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil” i ndryshuar. 
 
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a. Të zotërojnë formim universitar, diplomë të nivelit “Bachelor”. Preferohet që diploma e nivelit “Master Shkencor” të jetë në Shkenca Ekonomike; 
b. Të kenë jo më pak se 5 vjet përvojë pune në profesion; 
c. Të zotërojnë njohuri të mira në një nga gjuhët: anglisht, frëngjisht etj.
 
2.2
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë: 
a. Kërkesë.
b. Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
c. Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë;
d. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); 
e. Fotokopje të letërnjoftimit (ID); 
f. Vërtetim të gjendjes shëndetësore; 
g. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore; 
h. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet pranë mjediseve të Shkollës së Magjistraturës.

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumenteve për procedurën e pranimit në kategorinë ekzekutive duhet të bëhet brenda datës: 1.11.2018. 
2.3
REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 11.11.2018, Shkolla e Magjistraturës do të shpallë në faqen zyrtare të internetit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për procedurën e pranimit në kategorinë ekzekutive, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit në kategorinë ekzekutive dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Shkolla e Magjistraturës, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail-it).
2.4
FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA

Kandidatët do të testohen në lidhje me:
a-      Ligjin nr. 9228, datë 29.4.2004, “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, i ndryshuar.
i)                   Ligji nr. 10296, datë 8.6.2010, “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”.
iii)               Ligji nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar.
iv)               Ligji nr. 9136, datë 11.9.2003, “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
v)                  Ligji nr. 10383, datë 24.2.2011, “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
vi)               Ligji nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar.
vii)             Manualin për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin.
b-        Njohuritë mbi legjislacionin e ri të Reformës në Drejtësi.
viii)           Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
ix)               Ligji nr. 115/2016, “Për qeverisjen e organeve në sistemin e drejtësisë”.
 
c-        Njohuritë mbi ligjin për nëpunësin civil (i ndryshuar) dhe aktet nënligjore.
d-        Njohuritë mbi ligjin për prokurimin publik.
e-        Ligji nr. 9131, datë 8.9.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”.
Njohuritë mbi Rregulloren e Brendshme të Shkollës së Magjistraturës.
 

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a. Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionet;
b. Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c. Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
 
2.5
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

a. Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë; 
b. Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 25 pikë; 
c. Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë. 

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në udhëzimin nr. 2, datë 27.3.2015, të Departamentit të Administratës Publike www.dap.gov.al.
2.6
DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURRIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Shkolla e Magjistraturës do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail-it).
 
Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, do të marrin informacion në faqen e Shkollës së Magjistraturës, për fazat e mëtejshme të procedurës së pranimit në shërbimin civil të kategorisë ekzekutive:
- për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak;
- datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurrimi.
Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Shkollës së Magjistraturës duke filluar nga data 11.11.2018.



Njoftime

Mbylle