Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Aktivitete Trajnuese 15-16 Tetor 2018

  • Sesion Trajnues 15 Tetor 2018
Shkolla e Magjistraturës në bashkëpunim me EURALIUS, organizoi sot më datë 15 tetor 2018, workshop “Mbi Organizimin dhe Vlerësimin e Aktiviteteve të Mentorimit gjatë Praktikës Profesionale në Vitin e Tretë të Trajnimit Fillestar në Shkollën e Magjistraturës”.
Qëllimi i organizimit të këtij workshop, ishte analizimi i opsioneve kryesore për zbatimin e modelit të ri të praktikës profesionale dhe aktivitetet udhëheqëse (mentorimi) gjatë vitit të tretë të trajnimit fillestar në Shkollën e Magjistraturës, si dhe sugjerimin e zgjidhjeve bazuar në praktikat ekzistuese më të mira europiane, duke përfshirë Manualin e Trajnimit Gjyqësor (2016) të Rrjetit Europian për Trajnimin Gjyqësor (EJTN), të përshtatur me legjislacionin e ri tashmë në fuqi.
Pjesëmarrës në këtë workshop ishin gjyqtarë/prokurorë të Gjykatës/Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë si edhe gjyqtarë të Gjykatës Administrative Shkalla e I Tiranë, të cilët kanë qenë magjistratë udhëheqës sipas parashikimeve të Ligjit 96/2016.
Paneli përbëhej nga përfaqësues të EURALIUS Z Idlir Peçi dhe Zj Aulona Hazbiu si edhe profesorë të Shkollës së magjistraturës Z Arben Rakipi; Z Sokol Berberi dhe Z Dashamir Kore.
 
 
 
  • Sesion Trajnues 15-16 Tetor 2018
Shkolla e Magjistraturës në bashkëpunim me SIDA, në kuadër të Programit të Drejtësisë Penale për të Miturit me titull “Forcimi e kapaciteteve të agjencive ligj-zbatuese dhe gjykatave shqiptare për të përmbushur standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut për drejtësinë për të miturit”, organizon më datë 15-16 tetor 2018, pranë Hotel Tirana International, aktivitetin trajnues me temë “Zbatimi i masës dhe shmangies dhe dënimet për të miturit në përputhje me Kodin e Drejtësisë Penale për të Miturit”.
Objektivi madhor i realizimit të këtij aktiviteti trajnues është forcimi i kapaciteteve të agjencive ligj-zbatuese dhe të gjykatave shqiptare për të përmbushur standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Programi është unik për faktin se bazohet në një qasje të integruar që përfshin të gjitha agjencitë dhe gjykatat në zinxhirin e drejtësisë. Trajnimi fokusohet në shkëmbimin e përvojës dhe ideve për zbatimin e KDPM me synim arritjen e një praktike uniforme. Shembuj nga praktika suedeze përdoren për të nxitur diskutimin dhe për të stimuluar nxënien mes kolegësh. Një përmbledhje e shembujve nga zbatimi i dënimeve për të miturit sipas vendimeve të gjykatave shqiptare gjatë periudhës së pranverës 2018 janë pjesë e diskutimeve në këtë aktivitet trajnues. 
Metodologjia e bazuar në çështje gjyqësore dhe puna në grup do të përdoret për të ndarë mendimet dhe për të arritur në konkluzione për zbatimin e masës së shmangies dhe praktikat e dënimit.
Pjesëmarrës në këtë aktivitet trajnues janë gjyqtarë/prokurorë (seksioni i të miturve) pranë Gjykatave/Prokurorive në Apel/Rreth.

Paneli i ekspertëve ka në përbërje:
Ekspertë SIDA: Mikael Sëahn; Nicklas Englund
Ekspertë ShM: Joana Qeleshi; Elina Kombi
 
 



Njoftime

Mbylle