Formimi Fillestar
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...
Formimi i Vazhduar

Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...
Asambleja e Kandidatëve për Magjistratë
Mbështetur në pikën 1/h të nenit 247 dhe nenin 257 të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”; në nenet 35 dhe 36 të Rregullores së Brendshme të Shkollës së Magjistraturës, si dhe për shkak të krijimit të
- një vendi vakant në Këshillin Drejtues nga kandidatët për magjistratë
- një vendi vakant në Komisionin Disiplinor
u mblodh Asambleja e Përgjithshme e Kandidatëve për Magjistratë,pjesë e së cilës janë të gjithë kandidatët për magjistratë të Formimit Fillestar më datë 11.10.2018, ora 12.00 pranë mjediseve të Shkollës së Magjistraturës, me rend dite:
- Votimin për përzgjedhjen e kandidatit magjistrat si anëtar të Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës;
- Votimin për përzgjedhjen e kandidatit magjistrat si anëtar në Komisionin Disiplinor;
Në përfundim të procesit të votimit u përzgjodhën:
1. Z. Gjergji Baçi – kandidat për magjistrat në vitin e dytë në Programin e Formimit Fillestar, anëtar i Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës
2. Z. Florin Demollari – kandidat për magjistrat në vitin e tretë akademik në Programin e Formimit Fillestar, anëtar në Komisionin Disiplinor.