Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

11 tetor 2018 / Thirrje për Paraqitjen e Shprehjes së Interesit për Drejtor të Shkollës së Magjistraturës

THIRRJE
PËR PARAQITJEN E SHPREHJES SË INTERESIT PËR
DREJTOR TË SHKOLLËS SË MAGJISTRATURËS
 
Në kushtet e plotësimit të mandatit të Drejtorit të Shkollës së Magjistraturës në datë 17.11.2018, bazuar në nenin 250 të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, sipas të cilit “Drejtori i Shkollës së Magjistraturës emërohet nga Këshilli Drejtues i Shkollës, me konkurrim të hapur dhe të bazuar në meritë, mbi bazën e dokumentacionit, për një mandat 4-vjeçar me të drejtë riemërimi, vetëm një herë”, Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës të Republikës së Shqipërisë shpall thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit për Drejtor të Shkollës së Magjistraturës.
 
Njoftohen të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të konkurrojnë për funksionin e Drejtorit të Shkollës së Magjistraturës, të cilët plotësojnë kushtet e parashikuara në ligjin nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, që brenda datës 9 nëntor 2018, të shprehin interesin e tyre përmes një kërkese me shkrim pranë Shkollës së Magjistraturës.
 
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme:
a) të kenë mbaruar arsimin e lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë;
b) të kenë punuar si gjyqtarë ose prokurorë për jo më pak se 10 vjet ose si juristë për jo më pak se 15 vjet;
c) të kenë jo më pak se 10 vjet mësimdhënie në Shkollën e Magjistraturës nga marrja e gradës shkencore “Doktor” ose jo më pak se 5 vjet mësimdhënie në Shkollën e Magjistraturës nga marrja e titullit shkencor “Profesor”, ose jo më pak se 15 vjet mësimdhënie si pedagogë të brendshëm ose pedagogë të jashtëm në Shkollën e Magjistraturës;
ç) të mos jenë të dënuar penalisht me vendim të formës së prerë;
d) të mos kenë mbajtur funksione politike në administratën publike ose pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit.
 
Krahas kërkesës me shkrim, të interesuarit të bashkëngjisin dokumentet e mëposhtme:
a)      jetëshkrimin e përditësuar;
b)      një platformë personale të qëllimeve dhe objektivave që propozojnë të ndjekin në qoftë se zgjidhen;
c)      çdo dokument tjetër që vërteton përmbushjen e kushteve ligjore, të parashikuara në nenin 249 të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.
 
Thirrja shpallet në faqen zyrtare të Shkollës së Magjistraturës.
 
Shprehja e interesit dhe dokumentet shoqëruese, brenda datës 9 nëntor 2018, duhet të dërgohen në adresën elektronike info@magjistratura.edu.al, si dhe në adresën postare të Shkollës së Magjistraturës, rruga e “Elbasanit”, Fakulteti Gjeologji Miniera, Kati IV, Tiranë.



Njoftime

Mbylle