Formimi Fillestar
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...
Formimi i Vazhduar

Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...
12 shtator 2018 / Shpallje për lëvizje paralele ngritje në detyrë në kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese
SHKOLLA E MAGJISTRATURËS
SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE NGRITJE NË DETYRË NË KATEGORINË E MESME DHE E ULËT DREJTUESE
Përgjegjës i Sektorit të Finances- Lloji i diplomës "Shkenca Ekonomike". Niveli minimal i diplomës "Master Shkencor"
Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe III, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Shkolla e Magjistraturës shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë për pozicionin:
-
Përgjegjës i Sektorit të Financës - Kategoria: III-a
Pozicioni më sipër, i ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ky pozicion është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.
PËR TË DY PROCEDURAT (LËVIZJE PARALELE, NGRITJE NË DETYRË ) APLIKOHET NË TË NJËJTËN KOHË!
22/09/2018
Afati për dorëzimin e dokumentave për:
LËVIZJE PARALELE
27/09/2018
Afati për dorëzimin e dokumentave për:
NGRITJE NË DETYRË
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin/et si më sipër është:
- Ndjek zbatimin në praktikë të buxhetit të shtetit në të gjithë zërat e miratuar.
- Bashkëpunon për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm të pasqyrave përkatëse, për hartimin e projektbuxhetit të vitit të ardhshëm.
- Ndjek dhe mban korrespondencën e nevojshme si dhe raportimet me Ministrinë e Financave, Institutin e Sigurimeve Shoqërore, Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Degën e Bankës, Degën e Thesarit etj, për probleme të caktuara, kur i kërkohet.
- Bën rakordimin çdo muaj me Degën e Thesarit për planin dhe faktin e shpenzimeve dhe të ardhurave sipas zërave të buxhetit.
- Zbaton dhe ndjek urdhrat e brendshëm të Titullarit të institucionit dhe të Nëpunësit autorizues, kur i kërkohet për zbatim, për problemet financiare.
- Likuidon kontrata të ndryshme që lidhen me tenderat e zhvilluara në institucion. Gjithashtu ndjek dhe likuidon blerjet e vogla, duke kërkuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për këtë praktikë.
- Kontrollon dhe ndjek shpenzimet për pagat, sigurimet shoqërore, regjistrimet dhe deklarimet përkatëse në sistemin e tatimeve.
- Kontrollon dhe autorizon deklarimin online të sigurimeve shoqërore, shëndetësore, tatimit të pagave dhe tatimit në burim, për punonjësit dhe pedagogët e ekspertët e jashtëm.
- Përgjigjet për plotësimin e dokumentacionit financiar, kompletimin e tij dhe likuidimin me degën e thesarit, duke bërë të mundur likuidimin periodik të të gjitha shpenzimeve të institucionit.
- Përgatit urdhër-shpenzimet për pagesat e kryera nga institucioni.
- Kontrollon veprimet me magazinën, arkën si dhe inventarët e institucionit, në bashkëpunim me specialistin e financës.
- Kontrollon regjistrimin korrekt të dokumenteve në librat kontabël në softuerin e kontabilitetit.
- Nxjerr bilancin kontabël të institucionit, së bashku me pasqyrat dhe relacionin përkatës.
- Merr pjesë në komisionin për vlerësimin e inventarëve për nxjerrjen e tyre jashtë përdorimit.
- Zbaton dhe ndjek çdo detyrë tjetër të dhënë nga eprorët për probleme të veçanta.
1
|
LËVIZJA PARALELE
|
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.
1.1
|
KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA
|
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
a- Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (III-a ose III-a/1);
b- Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
c- Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a- Të zotërojnë diplomë të nivelit "Master Shkencor" në fushën Ekonomike. Edhe diploma e nivelit "Bachelor" duhet të jetë në të njëjtën fushë;
b- Të kenë të paktën 5 vite përvojë në profesion, preferohet në fushën e menaxhimit financiar ose te financave publike.
c- Të ketë njohuri të paktën të një gjuhe të huaj: anglisht, frëngjisht etj.
1.2
|
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
|
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a - Kërkesë.
b- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
c - Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
d - Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
e - Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
f - Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
g - Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
h - Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
i - Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
j - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës.
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave për lëvizjen paralele duhet të bëhet brenda datës: 22/09/2018

1.3
|
REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
|
Në datën 24/09/2018 , Shkolla e Magjistraturës do të shpallë në faqen zyrtare të internetit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Shkolla e Magjistraturës për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
1.4
|
FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA
|
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
a- Ligji Nr. 9228, datë 29.4.2004 «Për Kontabilitetin dhe Pasqyrat Fianciare », i ndryshuar.
i) Ligji Nr. 10296, datë 08.06.2010 «Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin ».
ii) Ligji Nr. 8438, datë 28.12.1998 «Për Tatimin mbi të Ardhurat », i ndryshuar.
iii) Ligji Nr.9136, datë 11.9.2003 «Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë », i ndryshuar.
iv) Ligji Nr.10383, datë 24.2.2011 « Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë », i ndryshuar.
v) Ligji Nr.9975, datë 28.07.2008 «Për taksat kombëtare», i ndryshuar.
vi) Manualin për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin.
b- Njohuritë mbi legjislacionin e ri të Reformës në Drejtësi.
i) Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
ii) Ligji 115/2016 “Për qeverisjen e organeve në sistemin e drejtësisë”.
c- Njohuritë mbi Ligjin për Nëpunësin Civil (i ndryshuar) dhe aktet nën ligjore.
d- Njohurite mbi Ligjin per Prokurimin Publik.
e- Ligji nr.9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”.
f- Njohuritë mbi Rregulloren e Brendshme të Shkollës së Magjistraturës.
1.5
|
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
|
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a - Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b - Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c - Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën;
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015
1.6
|
DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
|
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Shkolla e Magjistraturës do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Shkolla e Magjistraturës, për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).
2
|
NGRITJA NE DETYRE
|
Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë. Këtë informacion do ta merrni në faqen e Shkollës së Magjistraturës, duke filluar nga data 07/10/2018.
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë vetëm nëpunësit civilë të një kategorie paraardhëse (vetëm një kategori më e ulët), të punësuar në të njëjtin apo në një institucion tjetër të shërbimit civil, që plotësojnë kushtet për ngritjen në detyrë dhe kërkesat e veçanta për vendin e lirë.
2.1
|
KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E NGRITJES NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA
|
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë janë:
a- Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda njërës nga kategoritë III-b, IV-a ose IV-b;
b- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
c- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë".
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a- Të zotërojnë diplomë të nivelit "Master Shkencor" në fushën Ekonomike. Edhe diploma e nivelit "Bachelor" duhet të jetë në të njëjtën fushë;
b- Të kenë të paktën 5 vite përvojë në profesion, preferohet në fushën e menaxhimit financiar ose te financave publike.
c- Të ketë njohuri të paktën të një gjuhe të huaj: anglisht, frëngjisht etj.
2.2
|
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
|
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a - Kërkesë.
a - Kërkesë.
b- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
c - Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
d - Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
e - Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
f - Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
g - Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
h - Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
i - Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
j - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhen pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës.
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave për procedurën e ngritjes në detyrë duhet të bëhet brenda datës: 27/09/2018

2.3
|
REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
|
Në datën 07/10/2018 , Shkolla e Magjistraturës do të shpallë në faqen zyrtare të internetit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e ngritjes në detyrë si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për procedurën e ngritjes në detyrë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Shkolla e Magjistraturës, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
2.4
|
FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA
|
Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me:
a- Ligji Nr. 9228, datë 29.4.2004 «Për Kontabilitetin dhe Pasqyrat Fianciare », i ndryshuar.
i) Ligji Nr. 10296, datë 08.06.2010 «Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin ».
ii) Ligji Nr. 8438, datë 28.12.1998 «Për Tatimin mbi të Ardhurat », i ndryshuar.
iii) Ligji Nr.9136, datë 11.9.2003 «Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë », i ndryshuar.
iv) Ligji Nr.10383, datë 24.2.2011 « Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë », i ndryshuar.
v) Ligji Nr.9975, datë 28.07.2008 «Për taksat kombëtare», i ndryshuar.
vi) Manualin për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin.
b- Njohuritë mbi legjislacionin e ri të Reformës në Drejtësi.
i) Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
ii) Ligji 115/2016 “Për qeverisjen e organeve në sistemin e drejtësisë”.
c- Njohuritë mbi Ligjin për Nëpunësin Civil (i ndryshuar) dhe aktet nën ligjore.
d- Njohurite mbi Ligjin per Prokurimin Publik.
e- Ligji nr.9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”.
f- Njohuritë mbi Rregulloren e Brendshme të Shkollës së Magjistraturës.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
2.5
|
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
|
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a- Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
b- Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë;
c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015
2.6
|
DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
|
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Shkolla e Magjistraturës do të njoftojë ata individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail). Shkolla e Magjistraturës do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”.
Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e ngritjes në detyrë, do të marrin informacion në faqen e Shkollës së Magjistraturës, për fazat e mëtejshme të kësaj procedure:
- për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak;
- datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;
Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Shkollës së Magjistraturës duke filluar nga data: 07/10/2018