Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Aktivitete Trajnuese 28-29 Qershor 2018

  • Sesion Trajnues 29 Qershor 2018

Me ndryshimet e reja të reformës në drejtësi, një tjetër sektor që pëson ndryshime është edhe marrëdhënia me mediat. Referuar dispozitave ligjore në fuqi, tashmë këtë funksion, duhet t’a kryejë një gjyqtar apo një prokuror.

Caktimi i një gjyqtari/prokurori për median, është një proces, i cili duhet të shoqërohet me trajnimet e nevojshme profesionale në këtë drejtim.
Pikërisht për këtë qëllim, Shkolla e Magjistraturës, në bashkëpunim me Këshillin e Europës, në kuadër të projektit JUFREX, organizon në datë 29 qershor 2018, pranë Tirana International Hotel, aktivitetin trajnues me temë “Raporti i prokurorit me median. Roli i magjistratit të shtypit në balancimin e interesit të palëve në proces dhe interesit publik për të marrë informacion. Kufijtë etikë dhe profesionalë.”

Eksperte ndërkombëtare: Flutura Kusari
Eksperte ShM: Ndini Tavani; Ida Ahmetlli
 
 
 
 
  • Sesion Trajnues 28-29 Qershor 2018

Shkolla e Magjistratures, ne bashkepunim me PAMECA V, organizon në datë 28-29 qershor 2018, pranë MAK Tirana, Hotel & Tower, sesionin trajnues me teme: "Raporti prokurori - gjykatë për mënyrën e përfundimit të hetimeve paraprake. Roli i prokurorit në drejtimin dhe kontrollin e hetimeve paraprake; Kerkesa per gjykim e prokurorit dhe seanca paraprake. Pavlefshmerite e akteve dhe shqyrtimi i tyre gjate kesaj seance. Kontrolli gjyqësor gjatë fazës së hetimeve paraprake;

Dita e dytë: Kontrolli juridiksional mbi ushtrimin e ndjekjes penale. Karakteristikat thelbesore te saj- detyrueshmeria dhe pakthyeshmeria. Kontrolli mbi mosushtrimin e ndjekjes penale nga prokurori. Raporti i prokurorit me policinë gjyqësore, veprimet me iniciativë dhe ato të deleguara.

Eksperte PAMECA V: Giovanni Cirillo; Filippo Aragona
Eksperte ShM: Olsian Cela
 
 
 
 
  • Sesion Trajnues 28-29 Qershor 2018
Shkolla  e Magjistraturës organizon sesionin trajnues me temë: “Inteligjenca emocionale dhe procesi i vendimmarrjes. Kuptimi i inteligjencës emocionale;  Rëndësia e inteligjencës emocionale; Analiza e komponentëve kryesorë të inteligjencës emocionale: Vetëndërgjegjësimi; vetëmenaxhimi; ndërgjegjësimi social; shprehitë sociale; teknika/strategji për të përmirësuar inteligjencën emocionale.”
Ky aktivitet, është menduar të organizohet pranë Shkollës së Magjistraturës në sesion trajnues 2 (dy) ditor dhe konkretisht në datat 28-29 qershor 2018, me pjesëmarrës gjyqtarë/prokurorë të Gjykatave/Prokurorive në Rreth dhe Apel.

Ekspertë:  Arta Mandro; Anila Sulstarova
Lehtësues: Livia Nano
 
 
 



Njoftime

Mbylle