Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Aktivitete Trajnuese 26,27 dhe 28 Qershor 2018

  • Tryeze e Rrumbullaket 27 Qershor 2018

Me ndryshimet e ligjeve të reformës në drejtësi, një strukturë e re që do krijohet pranë çdo gjykate e prokurorie është magjistrati për shtypin, funksion që do ushtrohet nga ose nën mbikëqyrjen e gjyqtarit a prokurorit, të caktuar për marrëdhëniet me publikun.

Shkolla e Magjistraturës, në përmbushje të misionit të saj për trajnimin e magjistratëve, ka si detyrë funksionale, përgatitjen e një grupi gjyqtarësh e prokurorësh që mund të marrin përsipër këtë detyrë, pas konstituimit të këshillave përkatëse.
 
Si një proces i cili duhet të shoqërohet jo vetëm me trajnime të nevojshme profesionale në këtë drejtim, por edhe me marrjen e opinioneve të aktorëve kryesorë të përfshirë në fushën e informimit dhe të komunikimit publik, Shkolla e Magjistraturës, në bashkëpunim me Këshillin e Europës, në kuadër të projektit JUFREX, organizoi në datë 27 qershor 2018, pranë Tirana International Hotel, tryezën e rrumbullakët me temë:
“Gjykata, prokuroria dhe media, tre aktorë mbështetës të sistemit të drejtësisë, të drejtave të palëve në proces dhe interesit publik për të marrë informacion. Magjistrati i shtypit përballë gazetarit. Kufijtë e detyrës dhe rregullat e etikës.”

Pjesë e kësaj tryeze të rrumbullakët, në një bashkëbisedim profesional, ishin gjyqtarë, prokurorë, ekspertë të Shkollës së Magjistraturës, të certifikuar nga KiE për nenin 10 të KEDNJ-së (liria e shprehjes) si edhe gazetarë të mirënjohur.
 
 
 
 
 
 
  • Sesion Trajnues 28 Qershor 2018

Me ndryshimet e reja të reformës në drejtësi, një tjetër sektor që pëson ndryshime është edhe marrëdhënia me mediat. Referuar dispozitave ligjore në fuqi, tashmë këtë funksion, duhet t’a kryejë një gjyqtar apo një prokuror.

Caktimi i një gjyqtari/prokurori për median, është një proces, i cili duhet të shoqërohet me trajnimet e nevojshme profesionale në këtë drejtim.
Pikërisht për këtë qëllim, Shkolla e Magjistraturës, në bashkëpunim me Këshillin e Europës, në kuadër të projektit JUFREX, organizon në datë 28 qershor 2018, pranë Tirana International Hotel, aktivitetin trajnues me temë “Raporti i gjykatës me median. Roli i magjistratit të shtypit në balancimin e interesit të palëve në proces dhe interesit publik për të marrë informacion. Kufijtë etikë dhe profesionalë.”

Eksperte ndërkombëtare: Flutura Kusari
Eksperte ShM: Joana Qeleshi; Asim Vokshi
 
 
 
 
  • Sesion Trajnues 27-28 Qershor 2018
Shkolla  e Magjistraturës në bashkëpunim me BERZH/KPMG, në kuadër të projektit “Trajnimi për Gjyqtarë mbi Zbatimin e Legjislacionit Tatimor në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë”, i cili mbështetet financiarisht nga Qeveria e Luksemburgut dhe zbatohet në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, organizon pranë MAK Tirana Hotel & Toëers, sesionin trajnues me temë “Mbi legjislacionin tatimor në Republikën e Shqipërisë”.

Ky aktivitet është menduar të zhvillohet në session trajnues 2 (dy) ditor dhe konkretisht në datat 27-28 qershor 2018, me pjesëmarrës kandidatët për magjistratë të vitit të II të Shkollës së Magjistraturës.

Ditën e parë të këtij aktiviteti trajnues do të trajtohen çështje që kanë të bëjnë me Bazat kryesore për llogaritjen e tatimit mbi fitimin; Interpretimi i marrëveshjeve për eliminimin e tatimit të dyfishtë si edhe aktivitete specifike ekonomike dhe raste studimi.

Ditën e dytë do të trajtohen çështje që lidhen me Tatimin në burim për jo-rezidentët; Tatimin në burim për qira, të drejta pronësore dhe interesa; Tatimi mbi të ardhurat personale dhe mënyra e llogaritjes duke u shoqëruar edhe me raste nga praktika.

Ekspertë ShM: Vilma Sharofi
Ekspertë BERZH/KPMG: Alba Paparisto; Sonila Selmani; Gledia Kokoshi.
Lehtësuese ShM: Antoneta Sevdari
 
 
  • Sesion Trajnues 27-28 Qershor 2018
Shkolla  e Magjistraturës organizon sesionin trajnues me temë “Grupi i strukturuar kriminal, si formë e veçantë bashkëpunimi. Dallimi mes grupit të strukturuar kriminal me bashkëpunimin e thjeshtë dhe organizatën kriminale. Problemet e praktikës gjyqësore; Kufijtë e shtrirjes së përgjegjësisë penale individuale. Problematikat pas daljes së Vendimit Unifikues nr. 4, datë 15.04.2011, të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.”

Ky aktivitet është menduar të zhvillohet në session trajnues 2 (dy) ditor dhe konkretisht në datat 27-28 qershor 2018, me pjesëmarrës gjyqtarë/prokurorë të Gjykatave/Prokurorive në Rreth.
Ditën e parë të këtij aktiviteti trajnues do të trajtohen çështje që kanë të bëjnë me Bashkëpunimi vështrim teoriko - praktik. Kufijtë e shtrirjes së përgjegjësisë individuale sipas Vendimit Unifikues të Gjykatës së Lartë nr. 4, datë 15.04.2011 si edhe Përkufizimi i “Organizatës kriminale”, sipas Konventës së Palermos dhe ndikimi i saj në legjislacionin tonë. Kuptimi i formave të veçanta të bashkëpunimit sipas ligjit aktual

Ditën e dytë do të trajtohen çështje që lidhen me “Grupi i strukturuar kriminal” si formë e veçantë bashkëpunimi. Elementet që e dallojnë nga bashkëpunimi i thjeshtë. Raste praktike te trajtimit të  këtyre  elementëve; Dallimi mes grupit të strukturuar kriminal me bashkëpunimin e thjeshtë dhe organizatën kriminale. Problemet e praktikës gjyqësore; Historik i shkurtër mbi krimin e organizuar në SHBA dhe Shqipëri duke u shoqëruar edhe me raste nga praktika.

Ekspertë: Madrid Kullolli; Dritan Hallunaj
Lehtësues: Julian Çafka
 
 
 
 
  • Sesion Trajnues 26-27 Qershor 2018
Shkolla e Magjistratures, organizon sesionin trajnues me teme: "Prova me deshmitarë ne procesin gjyqësor civil."
Ky aktivitet, eshte menduar te zhvillohet ne nje sesion 2 (dy) ditor dhe konkretisht ne daten 26 dhe 27 Qershor 2018, prane Shkolles se Magjistratures, me pjesemarres gjyqtare te gjykatave të shkallës së parë dhe Apelit.

Eksperte:  Vangjel Kosta; Altin Shkurti
Lehtesues: Engert Pellumbi
 
 
 



Njoftime

Mbylle