Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Vizita e Sekretarit të Shtetit të Ministrisë Federale të Drejtësisë dhe Mbrojtjes se Konsumatorit Z. Christian Lange / 13 Qershor 2018

  • Vizita e Sekretarit të Shtetit të Ministrisë Federale të Drejtësisë dhe Mbrojtjes se Konsumatorit Z. Christian Lange
Në kuadër të bashkëpunimit me Ambasadën Gjermane në Shqipëri, u mundësua realizimi i vizitës së Sekretarit të Shtetit të Ministrisë Federale të Drejtësisë dhe Mbrojtjes se Konsumatorit Z. Christian Lange në Shkollë, bashkë me Ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri, Znj. Susanne Schutz. Në përbërje të delegacionit nga gjermania ishte dhe Znj. Uta Winterstein, CEO e Fondacionit Gjerman për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar – IRZ, me te cilin shkolla ka një bashkëpunim të gjatë dhe të frytshëm.
Gjatë takimit përfaqësuesit e shtetit Gjerman u informuan në lidhje me situatën në Shkollën e Magjistraturës përsa i takon formimit fillestar, formimit vazhdues dhe formimit të profesioneve ligjore të tjera. Njëkohësisht, u diskutua gjerësisht në lidhje me kompetencat e reja të Shkollës në kuadër të ndryshimeve ligjore të reformës në drejtësi.

Takimi u mbyll me garancitë e dhëna nga pala Gjermane për vazhdimin e ofrimit të mbështetjes për Shkollën dhe proceset e ndryshme të saj akademike dhe institucionale. 

 
 
 
 



Njoftime

Mbylle