Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

13 qershor 2018 / Shprehje interesi për përfshirjen si pedagog i jashtëm në Shkollën e Magjistraturës në Programin e Formimit Fillestar dhe si ekspert/lehtësues në Programin e Formimit Vazhdu

Të nderuar !
 
Shkolla e Magjistraturës është në fazën e përgatitjes së Programit të ri Mësimor të Formimit Fillestar si edhe në hartimin e kalendarit të aktivitetev trajnuese pjesë e Programit të Formimit Vazhdues, për vitin akademik 2018-2019.
 
Për të realizuar një proces sa më gjithpërfshirës dhe me qëllim përmirësimin dhe rritjen e shkallës së pjesëmarrjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve në procesin mësimdhënës të Formimit Fillestar si edhe në panelin e ekspertë/lehtësues në aktivitetet trajnuese të Formimit Vazhdues, Shkolla e Magjistraturës, ju bën thirrje për të shprehur interesin tuaj për pedagog të jashtëm, specialistë, ekspertë/lehtësues të fushës, për vitin akademik 2018-2019.
Kriteret për përzgjedhjen e pedagogëve janë të përcaktuara në ligjin nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.
Ligji parashikon se pedagogët zgjidhen nga radhët e:
·         juristëve më të shquar;
·         me eksperiencë mbi 15-vjeçare si juristë, gjyqtarë, prokurorë, avokatë dhe me
·         eksperiencë mësimdhënëse universitare apo në Shkollën e Magjistraturës mbi 10 vjet.
 
Jeni të lutur që, bashkangjitur kërkesës suaj për aplikim, për pedagog të jashtëm në Programin e Formimit Fillestar të paraqisni dokumentacionin e mëposhtëm:
  • Jetëshkrimin;
  • Planin e një ore mësimore leksion/seminar/sesion interaktiv lidhur me një nga temat e lëndës, së bashku me burimet përkatëse pedagogjike dhe bibliografinë;
  • Dëshmi, diploma, rekomandime apo vërtetime për eksperiencën profesionale;
  • Dëshmi, diploma, rekomandime apo vërtetime për aftësitë pedagogjike dhe aftësitë në komunikim;
  • Rekomandime për integritetin moral dhe reputacionin e mirë;
  • Kopje[1] të botimeve, artikujve shkencorë, monografive, teksteve, komentarëve etj.
 
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim për trajnerë/ekspertë, si dhe lehtësues në Programin e Formimit Vazhdues është si më poshtë vijon:
  • Kërkesë zyrtare në format fizik apo elektronik apo nëpërmjet aplikimit në web;
  • Një kopje të jetëshkrimit, duke specifikuar eksperiencën dhe trajnimet e marra, pjesëmarrjen në konferenca apo botime;
  • Titullin e temës, çështjes apo nënçështjes për të cilën kërkojnë të japin ekspertizën e tyre;
  • Metodologjinë që do të përdorin në trajnim;
  • Një përshkrim (të shkurtër) problemor të çështjeve të kursit trajnues apo çështjes që kanë zgjedhur (mini modul).
Kritetet për përzgjedhjen e pedagogëve dhe ekspertëve/lehtësuese, si edhe procedura e përzgjedhjes së tyre është parashikuar në Rregulloren e Brendshme të Shkollës së Magjistraturës.
 
 
Shkolla e Magjistraturës mirëpret shprehjet tuaja të interesit në adresën elektronike info@magjistartura.edu.al
 
Faleminderit për mbështetjen dhe mirëkuptimin,
 
 
 
                                                                                                         DREJTOR
                            
                                                                                                  SOKOL SADUSHI


[1]Për çdo botim do të vendoset në dosje: kopje e kopertinës së botimit me ISBN, përmbajtja e librit/revistës dhe faqja e parë dhe e fundit e artikullit apo materialit të shkruar nga autori.



Njoftime

Mbylle