Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Aktivitete Trajnuese 6,7 dhe 8 Qershor 2018

  • Sesion Trajnues 7-8 Qershor 2018
Shkolla e Magjistratures, ne bashkepunim me KiE, organizon sesionin trajnues me teme: "E drejta e pronës në  këndvështrimin e jurisprudencës së GJEDNJ-së dhe problematika e legjislacionit dhe praktikës vendase."
Ky aktivitet, eshte menduar te zhvillohet ne sesion trajnues 2 (dy) ditor dhe konkretisht ne datat 7-8 qershor 2018, tek Hotel Partner, Vlore, me pjesëmarrës gjyqtarë të gjykatave nen juridiksion te Gjykates se Apelit Vlore.
Ditën e parë te ketij aktiviteti trajnues, do të trajtohen çështjet që kanë të bëjnë me Te drejten e pronës në këndvështrimin e jurisprudencës së GJEDNJ-së dhe problematika te legjislacionit dhe praktikës vendase; Risitë e ligjit nr. 133/2015, datë 05.12.2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”. Problematikat e hasura në praktikën gjyqësore si edhe Shqyrtimi i mosmarrëveshjeve lidhur me zbatimin e tij. Llojet e vendimeve që merr ATP-ja dhe ndarja e kompetencave mes gjykatave civile dhe administrative.
Ditën e dytë, do të trajtohen çështjet që kanë të bëjnë me Shqyrtimi i mosmarrëveshjeve që lidhen me vendimet e dhëna nga ish-KKP-ja dhe ish-AKKP-ja; Parime të përgjithshme të njohjes dhe shpërblimit të drejtë të vuajtjeve të shkaktuara nga marrja dhe mbajtja e padrejtë e pronës si edhe Metodologjia e vlerësimit të kompensimit.

Ne perfundim te aktivitetit trajnues, do te kete diskutime mbi problematika te ndryshme te dala nga praktika gjyqesore.
Eksperte: Vitore Tusha; Alma Hicka
Lehtesues: Engjellushe Tahiri
 
 
 
 
  • Sesion Trajnues 6-7 Qershor 2018
Shkolla e Magjistratures, organizon sesionin trajnues me teme: "Natyra e mjeteve ligjore administrative."
Ky aktivitet, eshte menduar te zhvillohet ne sesion trajnues 2 (dy) ditor dhe konkretisht ne datat 6-7 qershor 2018, tek Shkolla e Magjistratures, me pjesëmarrës gjyqtarë të gjykatave administrative të shkallës së parë dhe Apelit.
 
Ditën e parë te ketij aktiviteti trajnues, do të trajtohen çështjet që kanë të bëjnë me Natyren e mjeteve ligjore administrative; Risitë e Kodit të ri të Procedurave Administrative - Vështrim krahasues me KPA e 1999. Do te diskutohet gjithashtu mbi Mjetet ligjore administrative, dallimet dhe të përbashkëtat mes tyre. Ankimi administrativ ndaj aktit, veprimit procedurial dhe mosveprimit administrativ. Procedura e shqwyrtimit nga organi kompetent dhe organi epror.
Ditën e dytë, do të trajtohen çështjet që kanë të bëjnë me Objektin e kundërshtimit administrativ, si risi në legjislacionin administrativ;
Rishikimi: një mjet i ri ligjor në procesin administrativ si edhe
Natyra e ankimit administrativ dhe efekti reformatio in pejus në procesin administrativ sipas KPA-së.
 
Ne perfundim te aktivitetit trajnues, do te kete diskutime mbi problematika te ndryshme te dala nga praktika gjyqesore; rastet praktike mbi kundërshtimin dhe rishikimin si edhe efektin reformatio in pejus.
 
Eksperte: Sokol Sadushi; Eralda Met'hasani (Cani)
Lehtesues: Bezart Kaçkini
 
 
 
 
  • Sesion Trajnues 6-7 Qershor 2018
Shkolla e Magjistraturës organizon sesionin trajnues me temë: “ Rishikimi i vendimit të formës së prerë në Procesin Penal. Risitë e Kodit Procedural Penal (neni 449, 450, i ndryshuar i KPP-së).
Zbatimi i vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut si shkak i domosdoshëm për rigjykimin e çështjes dhe rishikimin e vendimit të formës së prerë penale.”
 
Ky aktivitet, është menduar të zhvillohet në sesion 2 ditor dhe konkretisht në datën 6-7 Qershor 2018 në Tiranë me pjesëmarrës prokurorë dhe gjyqtarë të Gjykatave të Shkallës së Parë dhe Apelit.
 
Ekspertët: Artan Hoxha; Henrik Ligori
Lehtësues: Marsela Dervishi
 
 
 



Njoftime

Mbylle