Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Aktivitete Trajnuese 30-31 Maj dhe 1 Qershor 2018

  • Sesion Trajnues 30-31 Maj 2018
Shkolla e Magjistratures ne bashkepunim me KiE, organizon sesionin trajnues me teme: "Krimi kibernetik, provat elektronike dhe te ardhurat e krimit online.

•    Evidentimi i krimit kibernetik;
•    Procedimi Penal në rastet e krimit kibernetik: dëshmitë elektronike;
•    Përdorimi i internetit për qëllime terroriste;"

Ky aktivitet, eshte menduar te zhvillohet ne nje sesion 4 (kater) ditor dhe konkretisht ne daten 30 dhe 31 Maj 2018 si dhe me 18 dhe 19 Qershor, tek Shkolla e Magjistraturës, me pjesëmarrës gjyqtarë dhe prokurorë të gjykatave/prokurorive të shkallës së parë dhe Apelit.

Pergjate kater diteve te aktivitetit trajnues, gjyqtaret dhe prokuroret do te trajnohen per një nivel hyrës në krimin kibernetik, provat elektronike dhe kontrollin, sekuestrimin dhe konfiskimin e të ardhurave të krimit online. Kursi perfshin informacion ligjor si edhe praktik per temen dhe perqendrohet ne ndikimin qe keto çeshtje kane ne punen e perditshme te gjyqtareve dhe prokuroreve.

Në fund të këtij kursi, pjesëmarrësit do të kenë marrë njohuri bazë për:

- Krimin kibernetik dhe provat elektronike;
- Hetimet financiare te te ardhurave te krimit kibernetik;
- Menyren se si gjyqtaret dhe prokuroret mund t’i trajtojne ato;
- Te drejtat materiale dhe procedurale si edhe teknologjitë qe mund të perdoren;
- Marrja e masava urgjente dhe efikase;
- Realizimi i bashkepunimit te gjere nderkombetar

Eksperte:  Armand Gurakuqi; Edmond Koloshi; Denisa Asko;
Lehtesues: Anisa Qilimi
 
 
 
 
  • Sesion Trajnues 31 Maj - 1 Qershor 2018
Shkolla e Magjistraturës dhe KiE organizon sesionin trajnues me temë: “E drejta e pronës në këndvështrimin e jurisprudencës së GJEDNJ-së dhe problematika e legjislacionit dhe praktikës vendase”.
 
• Risitë e ligjit nr. 133/2015, datë 05.12.2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”. Problematikat e hasura në praktikën gjyqësore;
• Shqyrtimi i mosmarrëveshjeve lidhur me zbatimin e tij.  Llojet e vendimeve që merr ATP-ja dhe ndarja e kompetencave mes gjykatave civile dhe administrative;
• Shqyrtimi i mosmarrëveshjeve që lidhen me vendimet e dhëna nga ish-KKP-ja dhe ish-AKKP-ja;
• Parime të përgjithshme të njohjes dhe shpërblimit të drejtë të vuajtjeve të shkaktuara nga marrja dhe mbajtja e padrejtë e pronës;
• Metodologjia e vlerësimit të kompensimit.
 
Ky aktivitet, është menduar të zhvillohet në sesion 2 (dy) ditor dhe konkretisht në datën 31 Maj 2018 dhe 1 Qershor, në Korçë me pjesëmarrës prokurorë dhe gjyqtarë të Gjykatave të Shkallës së Parë dhe Apelit si dhe Avokatë Shteti.
 
Eksperte: Vitore Tusha, Alma Hicka
Lehtësuese: Ëngjëllushe Tahiri
 
 
 



Njoftime

Mbylle