Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Takim dhe leksion me Z. Clint Williamson, 16 Maj 2018

  • Takim dhe leksion me Z. Clint Williamson, 16 Maj 2018
Në bashkëpunim me Universitetin e Arizonës, në Shkollën e Magjistraturës u organizua një leksion për kandidatët për magjistratë me Z. Clint Williamson, i cili u prit nga Drejtori i Shkollës për tu informuar në lidhje me Shkollën dhe pozicionin e saj në tërësi dhe në kuadër të ndryshimeve ligjore.
Ambasadori Williamson është Drejtori për Shtetin e së Drejtës, Qeverisjen dhe Sigurinë në Institutin McCain të Universitetit të Arizonës. Ai ka shërbyer si Ambasador për Krimet e Luftës nga 2006-2009 dhe më parë si Drejtues i Lartë për Emergjencat, Stabilitetin dhe Zhvillimin në Këshillin e Sigurimit Kombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Njëkohësisht, Ambasadori Williamson ka shërbyer si ekspert i posacëm i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe Prokuror për krimet e luftës në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për krimet e luftës në Jugosllavi.
Në leksionin e zhvilluar me kandidatët për magjistratë, Ambasadori Williamson shpjegoi dinamikën e zhvillimit të shtetit të së drejtës në vendet e rajonit të ballkanit, përvojën e tij me investigimin e krimeve të luftës dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë të drejtuesve të shtetit në kuadër të luftës në Jugosllavi.
 
 
 



Njoftime

Mbylle