Formimi Fillestar
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...
Formimi i Vazhduar

Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...
Vizitë pune e delegacionit nga Akademia e Drejtësisë së Turqisë dhe Konkursi Ndërkombetar THEMIS 23-27 Prill 2018
- Vizitë pune e delegacionit nga Akademia e Drejtësisë së Turqisë 23-27 Prill 2018
Në kuadër të bashkëpunimit me Akademinë e Drejtësisë së Turqisë, po zhvillohet vizita e punës e një delegacioni përfaqësues i akademisë dhe institucioneve të drejtësisë së Turqisë, i përbërë nga përfaqësues të Akademisë dhe Ministrisë së Drejtësisë të Turqisë.
Gjatë qëndrimit të tyre delegacioni zhvilloi takime me drejtuesit e institucioneve kryesore të drejtësisë në Shqipëri, si në Gjykatën e Lartë, Gjykatën Kushtetuese, Prokurorinë e Përgjithshme, Këshillin e Lartë të Drejtësisë si dhe në Shkollën e Magjistraturës.
Vizita mbyllet me një prezantim të kulturës dhe traditave të Shqipërisë nëpërmjet vizitave në vende kulturore me interes njohës.
- Konkursi Ndërkombëtar THEMIS, Barcelonë 24-27 Prill 2018
Në kuadër të bashkëpunimit me Rrjetin Evropian të Trajnimit Gjyqësor, Shkolla e Magjistraturës merr pjesë në Konkursin Ndërkombëtar THEMIS, me një skuadër studentësh e shoqëruar me një pedagog të brendshëm të Shkollës.
Konkursi ka synimin të promovojë një forum diskutimi për të drejtën evropiane dhe ndërkombëtare, të promovojë shkëmbimin e përvojave ndërmjet shkollave të trajnimit gjyqësor në Evropë, si dhe të inkurajojë zhvillimin e të menduarit kritik dhe të aftësive të komunikimit.
Skuadra e Shkollës së Magjistraturës përbëhet nga Z. Olti Skrame, Zj. Iva Çorri, dhe Z. Florian Boriçi, kandidatë për magjistratë në vitin e tretë dhe të dytë të Shkollës, dhe merr pjesë në forumin me tematikë: Bashkëpunimi Ndërkombëtar në Çështjet Penale.
Në mbyllje të kësaj pjese të Konkursit, skuadra e Shkollës së Magjistraturës vlerësohet me Çmimin Special të Jurisë.