Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Aktivitete Trajnuese 11,12,13 Prill 2018

  • Sesion Trajnues 11-12 Prill 2018
Shkolla e Magjistratures, organizon sesionin trajnues me teme: "Risitë e legjislacionit shqiptar me ndikim mbi statusin, organizimin dhe veprimtarinë e funksionit të gjyqtarit dhe prokurorit.
•       Ligji për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë nr. 115/2016;
•       Ligji për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë nr. 96/2018;
•       Ligji për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë nr. 98/2016"
 
Ky aktivitet, eshte menduar te zhvillohet ne nje sesion 2 (dy) ditor dhe konkretisht ne datat 11-12 prill 2018, tek Shkolla e Magjistratures, me pjesëmarrës gjyqtarë dhe prokurorë të gjykatave/prokurorive të shkallës së parë dhe Apelit.
Eksperte: Marsida Xhaferllari; Gent Ibrahimi
Lehtesues: Valbona Durraj
 
 
 
  • Sesion Trajnues 11-13 Prill 2018
Shkolla e Magjistratures, organizon sesionin trajnues me teme: "Shkenca dhe ligji.
 
•       Llojet e ekspertizave dhe roli i ekspertit në procesin gjyqësor civil.
•       Llojet e ekspertizave dhe roli i ekspertit në procesin gjyqësor familjar.
•       Llojet e ekspertizave dhe roli i ekspertit në procesin gjyqësor penal"
 
Ky aktivitet, eshte menduar te zhvillohet ne nje sesion 3 (tre) ditor dhe konkretisht ne daten 11-13 prill 2018, tek Shkolla e Magjistratures, me pjesëmarrës gjyqtarë dhe prokurorë të gjykatave/prokurorive të shkallës së parë dhe Apelit.

Eksperte: Dita 1: Eugjen Sotiri/Anita Pilika; Lehtesuese: Silvana Loka
Dita 2: Ilirjan Mandro Autoteknik:Mitat Tola; Lehtesues: Orest Afezolli
Dita 3: Topograf Bledi Stefa dhe Romeo Nazarko
 
 
 
 
  • Sesion Trajnues 12-13 Prill 2018
Shkolla e Magjistratures, organizon sesionin trajnues me teme: "Raporti prokurori - gjykatë për mënyrën e përfundimit të hetimeve paraprake.
•       Roli i prokurorit në drejtimin dhe kontrollin e hetimeve paraprake;
•       Kerkesa per gjykim e prokurorit dhe seanca paraprake. Pavlefshmerite e akteve dhe shqyrtimi i tyre gjate kesaj seance.
•       Kontrolli gjyqësor gjatë fazës së hetimeve paraprake;

Dita e dytë
Kontrolli juridiksional mbi ushtrimin e ndjekjes penale. Karakteristikat thelbesore te saj- detyrueshmeria dhe pakthyeshmeria. Kontrolli mbi mosushtrimin e ndjekjes penale nga prokurori. Raporti i prokurorit me policinë gjyqësore, veprimet me iniciativë dhe ato të deleguara"
Ky aktivitet, eshte menduar te zhvillohet ne nje sesion 2 (dy) ditor dhe konkretisht ne datat 12-13 prill 2018, tek Hotel Sheraton, me pjesëmarrës gjyqtarë dhe prokurorë të gjykatave/prokurorive të shkallës së parë dhe Apelit.

Eksperte: Artan Hoxha; Henrik Ligori

Lehtesues: Joana Qeleshi

 

 

  • Sesion Trajnues 13 Prill 2018
Shkolla e Magjistratures, organizon ne bashkepunim me OPDAT sesionin trajnues me teme: "Të drejtat e viktimës në dhe gjatë procesit penal.

•       Standardet e BE-së mbi të drejtat e viktimës dhe të të pandehurit në
procesin penal;
•       Roli i viktimës në seancën paraprake;
•       Roli i viktimës gjatë gjykimit;
•       Riviktimizimi;
•       Mjetet procedurale për mosmarrjen e dëshmisë së përsëritur gjatë
proceseve gjyqësore.
•       Paragjykimet: indikator në komunikimin dhe trajtimin e viktimave.

Llojet e paragjykimeve dhe ndikimi i tyre në komunikimin verbal dhe joverbal. Si janë krijuar qëndrimet, vlerat, besimet? Si ndërhyjnë këto në komunikim me njerëzit që punojmë? Si reflektohen në qëndrimet që mbahen me rastet që punojmë? Si ndikojnë në cilësinë e punës si gjyqtar apo prokuror."

Ky aktivitet, eshte menduar te zhvillohet ne nje sesion 1 (nje) ditor dhe konkretisht ne daten 13 prill 2018, tek Hotel Çajupi, Gjirokaster, me pjesëmarrës gjyqtarë dhe prokurorë të gjykatave/prokurorive të shkallës së parë dhe Apelit Gjirokaster.
 
 



Njoftime

Mbylle