Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Aktivitete Trajnuese 4-5 Prill 2018

  • Sesion Trajnues 4-5 Prill 2018
Shkolla e Magjistraturës, organizon sesionin trajnues me temë: "Çështje të Kodit të Procedurave Administrative në drejtim të pavlefshmërisë dhe paligjshmërisë së akteve administrative; Anulimi dhe shfuqizimi i akteve administrative dhe pasojat që vijnë prej tyre. Të përbashkëtat dhe dallimet ndërmjet shkaqeve të pavlefshmërisë absolute dhe paligjshmërisë, si dhe anulimit e shfuqizimit të akteve administrative". Gjatë sesionit trajnues do te trajtohen çështje të ndryshme në kuadër të tematikës së aktivitetit, por më konkretisht:
-       Nevoja për një ndryshim të Kodit të Procedurave Administrative. Të përbashkëtat dhe dallimet mes dy kodeve. Risitë e Kodit të ri me fokus paligjshmërinë dhe institutet për heqjen e fuqisë juridike të akteve administrative. Një vështrim krahasues në legjislacionin dhe jurisprudencën ndërkombëtare (GJEDNJ; GJED) mbi procedurat administrative.
-          Pavlefshmëria dhe paligjshmëria e akteve administrative; Të përbashkëtat dhe dallimet ndërmjet shkaqeve të pavlefshmërisë absolute dhe paligjshmërisë, (Mos)konfondimi i shkaqeve të pavlefshmërisë absolute me shkaqet e paligjshmërisë. Po pavlefshmëria relative?
Ndërsa ditën e dytë trajtohen tematikat:
-          Anulimi dhe shfuqizimi i akteve administrative dhe pasojave që vijnë prej tyre. Të përbashkëtat dhe dallimet ndërmjet anulimit e shfuqizimit të akteve administrative.
-          Ndarja në grupe dhe diskutim i rasteve praktike mbi pavlefshmërinë dhe paligjshmërinë.
-          Problematika nga praktika gjyqësore: Diskutim i rasteve praktike mbi anulimin dhe shfuqizimin.
 
Ky aktivitet zhvillohet në një sesion 2 (dy) ditor në datat 4-5 Prill 2018, në Shkollën e Magjistraturës me pjesëmarrës gjyqtarë të gjykatave administrative të ndryshme.
 
 
 
 
  • Sesion Trajnues 4-5 Prill 2018
Shkolla e Magjistraturës, organizon sesionin trajnues me temë: "Gjykimi në mungesë. Gjykimi në mungesë sipas nenit 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Jurisprudenca e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut me fokus kryesor në praninë e të pandehurit në gjykim. Legjislacioni shqiptar dhe probleme të praktikës gjyqësore shqiptare". Gjatë sesionit trajnues do te trajtohen çështje të ndryshme në kuadër të tematikës së aktivitetit, por më konkretisht:
 
-          Dinamika e legjislacionit shqiptar për gjykimin e të pandehurit në mungesë dhe mbrojtjen e tij – vështrim historik. Gjykimi në mungesë në këndvështrim të nenit 6 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe legjislacionit procedural Shqiptar.
-          Gjykimi në mungesë në këndvështrim të nenit 6 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe legjislacionit procedural Shqiptar (vijon). Standardet ndërkombëtare e ndikimi i tyre në praktikën gjyqësore në Shqipëri përpara ndryshimeve me ligjin 35/2017.
-          Korniza e re ligjore mbi njoftimin dhe gjykimet në mungesë, pas ndryshimeve të KPP. Njoftimi për herë të parë i të pandehurit të lirë dhe dijenia efektive e tij për procesin penal (N 140 KPrP).
-          Prezantim i rasteve praktike mbi njoftimin e të pandehurit të lirë dhe gjykimin në mungesë. Problematikat e zhvillimit të seancës paraprake në mungesë të të pandehurit.
Ndërsa ditën e dytë trajtohen tematikat:
-          Të pandehurit me masë sigurimi e hetimi e gjykimi i tyre në mungesë. Deklarimi i ikjes e vendimi i mosgjetjes, pasojat e tyre në procesin penal. Gjykimi në mungesë sipas neneve 351 e 352 të KPrP.
-          Raste praktike të gjykimit në mungesë të të pandehurve me masë sigurimi të pa ekzekutuar. Zbatimi i dispozitave të reja të KPrP.
-          Kuptimi i dënimit në mungesë mbi parimin e njohjes reciproke brenda kornizës ligjore të BE-së.
-          E drejta për rigjykimin pas gjykimit në mungesë. Jurispudenca e GJEDNJ e reflektimi saj në legjislacionin tonë procedural.
-          Diskutim i rasteve praktike dhe problemeve ligjore te hasura në rastet e rigjykimit të të pandehurve të gjykuar në mungesë.
 
Ky aktivitet zhvillohet në një sesion 2 (dy) ditor në datat 4-5 Prill 2018, në Shkollën e Magjistraturës me pjesëmarrës gjyqtarë dhe prokurorë të gjykatave dhe prokurorive të ndryshme.
 
 
 



Njoftime

Mbylle