Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Njoftim për datën e vlerësimit me shkrim (testimi) dhe intervistës së strukturuar me gojë, “Për pranim në shërbimin civil.”, për konkursin 1 (një) vend vakant “Specialist arkiv –pro

Shkolla e Magjistraturës 
 
Lënda: Njoftim për datën e vlerësimit me shkrim (testimi) dhe intervistës së strukturuar me gojë, “Për pranim në shërbimin civil.”, për konkursin 1 (një) vend vakant “Specialist arkiv –protokolli/sekretar drejtori”, me kandidatë.
 
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar, dhe të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive.”, për konkursin 1 (një) vend vakant “Specialist arkiv –protokolli/sekretar drejtori”, si më poshtë: 
 
Për konkursin e shpallur për pozicionin “Specialist arkiv –protokolli/sekretar drejtori”, pranë Shkollës së Magjistraturës, nga kandidaturat e paraqitura, brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 28.2.2018, është:  Znj. Iris Xhanaj, Znj. Liljana Xheladini. Pasi u krye verifikimi paraprak mbi përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurim, u konstatua se kandidatët i plotësojnë kushtet për pranim në shërbimin civil dhe në zbatim të Ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, Kreu IV “Pranimi në shërbimin civil.”, neni 22, dhe të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive.”, kjo procedurë mbyllet me 2 (dy) kandidatura të vlefshme, pas procedurës së vlerësimit paraprak, që janë:
 
1)      Znj. Iris Xhanaj
2)      Znj. Liljana Xheladini
 
Për sa më sipër, njoftojmë se:
-          vlerësimi me shkrim (testimi) do të zhvillohet në datën 27.3.2018, ora 13:30, në ambjentet e Shkollës së Magjistraturës;
-          intervistimi me gojë do të zhvillohet vetëm me kandidatët, të cilët do të kualifikohen pas vlerësimit me shkrim. Njoftimi për datën dhe orën e intervistimit me gojë do të shpallet pas datës 27.3.2017 në faqen zyrtare të internetit të Shkollës së Magjistraturës dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”.
 
Kandidaturat e mësipërme konsiderohet e vlefshme për këtë procedurë.



Njoftime

Mbylle