Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Njoftim për testimin e ndihmësave dhe keshilltarëve ligjor/ 23 mars 2018

NJOFTIM
 
Njoftohen të gjithë këshilltarët ligjorë pranë Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, ndihmësit ligjorë pranë Prokurorisë së Përgjithshme dhe gjykatave administrative të shkallës së parë dhe Apelit, inspektorët në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, të cilët nuk gëzojnë statusin e gjyqtarit dhe të prokurorit, si dhe ish-këshilltarët e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese dhe në Gjykatën e Lartë, të cilët kanë të paktën 5 vjet përvojë profesionale në fushën e së drejtës, duke përfshirë të paktën 3 vjet si këshilltarë ose ndihmësit ligjorë në gjykata, se:
 
Në zbatim të nenit 179/b/4 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 42 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe të nenit 165 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Shkolla e Magjistraturës do të organizojë procesin e testimit të aftësive profesionale të subjekteve të sipërcituara, në datat 7 dhe 8 maj 2018, ora 9.00, në mjediset e Akademisë së Sigurisë, Sauk, Tiranë.
Të gjithë të interesuarit duhet të plotësojnë formularin e aplikimit nga data 3 - 15 prill 2018, pranë sekretarisë shkencore të Shkollës së Magjistraturës, çdo ditë nga e hëna deri të premte, ora 9.00-14.00 (formulari i aplikimit gjendet ketu...).
 
Së bashku me formularin e aplikimit, të interesuarit duhet të paraqesin dhe dokumentet e mëposhtme:
 
  1. Jetëshkrimin;
  2. Fotokopjen e kartës së identitetit;
  3. Vetëdeklarimin për gjendjen gjyqësore;
  4. Librezën e punës që të vërtetojë periudhën e vjetërsisë në punë, (kopje të noterizuar të saj).
 
Testimi i aftësive profesionale do të organizohet me shkrim në dy faza.
 
Faza e parë do të jetë e strukturuar në formë pyetjesh me alternativa, nëpërmjet të cilave testohen njohuri të karakterit të përgjithshëm intelektual, gjuhësor dhe profesional. Përgjigjet jepen në mënyrë skematike, pa fjalë, sipas teknikës scan tron.
 
Faza e dytë është testi profesional që ka natyrë praktiko-teorike dhe përfshin një pyetje teorike, si dhe tri raste nga praktika gjyqësore, përkatësisht nga fushat e të drejtës private (civile, familjare, e punës, tregtare) dhe e të drejtës procedurale civile; nga fusha e të drejtës penale dhe procedurale penale; si dhe nga fusha e të drejtës administrative dhe e të drejtës publike (kushtetuese, të drejtat e njeriut, ndërkombëtare, legjislacioni i BE-së).
 
Aplikantët, në të gjitha fazat e organizimit të testimit profesional, duhet të kenë me vete dokumentin e identifikimit.
 
Programi i testimit të aftësive profesionale gjendet i afishuar në faqen zyrtare të Shkollës së Magjistraturës nga muaji nëntor i vitit 2017. Programi i përgjigjet të dyja fazave të provimit: Testi i inteligjencës, Gjuhë shqipe, Psikologji dhe komunikim, Legjislacioni i BE-së, Marrëdhënie ndërkombëtare, E drejtë e krahasuar (Parimet e përgjithshme), Histori, Etikë profesionale, E drejtë kushtetuese, E drejtë civile dhe e detyrimeve, Procedurë civile, E drejtë penale, Procedurë penale, E drejtë administrative, E drejtë familjare, E drejtë tregtare, E drejtë e punës.
 
Për më tepër informacion vizitoni faqen tonë të internetit: www.magjistratura.edu.al
ose kontaktoni me Shkollën e Magjistraturës me numër Tel: (04) 2468824; 2468825, 2468827/221 dhe në adresën e e-mail-it: info@magjistratura.edu.al
 
Ju urojmë suksese!



Njoftime

Mbylle