Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Njoftim për përfundimin e procedurës për vlerësimin paraprak “Lëvizje paralele”, për konkursin “Sekretar Shkencor për Formimin Vazhdues”, me kandidatë./ 12 mars 2018

Shkolla e Magjistraturës 
 
Lënda: Njoftim për përfundimin e procedurës për vlerësimin paraprak “Lëvizje paralele”, për konkursin “Sekretar Shkencor për Formimin Vazhdues”, me kandidatë.
 
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar; nenit 25 të Kreut V “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”; si dhe Kreu VII “Lëvizja paralele.” të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive.” njoftojmë përfundimin e procedurës për “Lëvizje paralele”, për konkursin “2 (dy) vende vakante për pozicionin Sekretar Shkencor për Formimin Vazhdues”, si më poshtë: 
 
Për konkursin e shpallur për pozicionin “Sekretar Shkencor për Formimin Vazhdues”, pranë Shkollës së Magjistraturës, nga kandidaturat e paraqitura, brenda afateve të përcaktuara në njoftim, të datës 28.2.2018, janë: Z. Zija Kurti. Pasi u krye verifikimi paraprak mbi përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurim, u konstatua se kandidati i plotëson kushtet për lëvizje paralele dhe në zbatim të Ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, Kreu V “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 25 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive.”, Kreu VII “Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive.”, kjo procedurë mbyllet një kandidaturë të vlefshme pas procedurës së vlerësimit paraprak që është:
1)      Z. Zija Kurti
Njoftojmë se, intervista me gojë do të zhvillohet në ambjentet e Shkollës së Magjistraturës. Data dhe ora e intervistës do të publikohet nga dita e nesërme, dt.13.03.2018, në faqen zyrtare të Shkollës së Magjistraturës, si dhe në portalin e “Shërbimit Kombëtar të Punësimit.”.
Kandidati i mësipërm konsiderohet i vlefshëm për këtë procedurë.



Njoftime

Mbylle