Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Aktivitete Trajnuese 26-27 Shkurt 2018

  • Konferencë tek Hotel Tirana International - 27 Shkurt 2018
Sot Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe Shkolla e Magjistraturës organizojne një takim prezantues të gjetjeve paraprake mbi analizën e aspekteve ligjore dhe praktikën gjyqësore të martesave nën moshë në 7 Gjykata në vend për periudhën 2011 - 2017.

Me mbështetjen e Fondit Kanadez për Iniciativat Lokale (CFLI) dhe Qeverisë Australiane, është zbatuar nisma “Zbatimi i mekanizmave ligjore si një mjet për parandalimin e martesave nën moshë”. Nisma është zbatuar përmes monitorimit të vendimeve gjyqësore të 7 Gjykatave të Rretheve Gjyqësore (Shkodër, Kukës, Fier, Kavajë, Lezhë, Pukë dhe Tropojë) për periudhën 2011 - 2017 dhe studimit të këtyre rasteve.

Gjetjet paraprake të këtij monitorimi do të ndahen në këtë aktivitet me përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare dhe kombëtare, ministrive të ndryshme dhe institucioneve vartëse qendrore dhe lokale së bashku me OJF-të që veprojnë në fushën e të drejtave të fëmijëve me qëllim përmirësimin e vendimeve gjyqësore për garantimin e interesit më të lartë të fëmijës.

 

  • Sesion Trajnues 26-27 Shkurt 2018
Shkolla e Magjistratures, në bashkëpunim me KiE, organizon sesionin trajnues me teme: "Gjykimi në mungesë. Gjykimi në mungesë sipas nenit 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut; Jurisprudenca e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut me fokus kryesor në praninë e të pandehurit në gjykim; Legjislacioni shqiptar dhe probleme të praktikës gjyqësore shqiptare."
 
Ky aktivitet, eshte menduar te zhvillohet ne nje sesion 2 (dy) ditor dhe konkretisht ne daten 26-27 shkurt 2018, tek Shkolla e Magjistratures, me pjesëmarrës gjyqtarë dhe prokurorë.
 
Eksperte: Sandër Simoni; Idlir Peçi
Lehtesues:  Alma Kola
 
 

 

  • Sesion Trajnues 26-27 Shkurt 2018
Shkolla e Magjistratures, organizon sesionin trajnues me teme: "Etika e komunikimit dhe llojet e tij. Komunikimi me shkrim. Ndërtimi i tekstit për të lidhur rrjedhshmërinë me përmbajtjen. Komunikimi verbal dhe ai joverbal në gjykatë. Komunikimi me popullata të veçanta. Ndërtimi i besimit nëpërmjet gjuhës së folur, efekteve kulturore, efekteve sociale dhe ekonomike. Shprehitë e komunikimit efektiv: të dëgjuarit; komunikimi joverbal; komunikimi verbal; empatia etj"
 
Ky aktivitet, eshte menduar te zhvillohet ne nje sesion 2 (dy) ditor dhe konkretisht ne daten 26-27 shkurt 2018, tek Shkolla e Magjistratures, me pjesëmarrës gjyqtarë dhe prokurorë.
 
Eksperte: Dita I: Arta Mandro; Evis Alimehmeti; Dita II: Evis Alimehmeti; Anila Sulstarova
Lehtesues: Livia Nano
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 


 
 
 
 
 



Njoftime

Mbylle