Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Njoftim për datën e vlerësimit me shkrim (testimi) dhe intervistës së strukturuar me gojë, “Për ngritje në detyrë.”, për konkursin “Përgjegjës i Sektorit të Formimit Fillestar”,

Shkolla e Magjistraturës 
 
Lënda: Njoftim për datën e vlerësimit me shkrim (testimi) dhe intervistës së strukturuar me gojë,  “Për ngritje në detyrë.”, për konkursin “Përgjegjës i Sektorit të Formimit Fillestar”, me kandidatë. / datë 19.02.2018
 
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar, dhe të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese.”, për konkursin “1 (një) vend vakant për pozicionin “Përgjegjës i Sektorit të Formimit Fillestar”, si më poshtë: 
 
Për konkursin e shpallur për pozicionin “Përgjegjës i Sektorit të Formimit Fillestar”, pranë Shkollës së Magjistraturës, nga kandidaturat e paraqitura, brenda afateve të përcaktuara në njoftim, të datës 30.01.2018, është: Znj. Laura Pupa. Pasi u krye verifikimi paraprak mbi përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurim, u konstatua se kandidatja i plotëson kushtet për ngritje në detyrë në shërbimin civil dhe në zbatim të Ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, Kreu V “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë.”, neni 26, dhe të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese.”, kjo procedurë mbyllet me një kandidatura të vlefshme, pas procedurës së vlerësimit paraprak, që është:
 
1)      Znj. Laura Pupa
 
Për sa më sipër, njoftojmë se:
-          vlerësimi me shkrim (testimi) do të zhvillohet në datën 20.02.2018, ora 09.00, në ambjentet e Shkollës së Magjistraturës;
-          intervista me gojë do të zhvillohet në datën 20.02.2018, ora 12.00, në ambjentet e Shkollës së Magjistraturës.
 
Kandidatja e mësipërme konsiderohet e vlefshme për këtë procedurë.



Njoftime

Mbylle