Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Njoftim për përfundimin e procedurës pas vlerësimit paraprak “Për ngritje në detyrë”, për konkursin “Përgjegjës i Sektorit të Formimit Fillestar”, me kandidatë. / 16 shkurt 2018

Shkolla e Magjistraturës 
 
Lënda: Njoftim për përfundimin e procedurës pas vlerësimit paraprak “Për ngritje në detyrë”, për konkursin “Përgjegjës i Sektorit të Formimit Fillestar”, me kandidatë.
 
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar, Kreut IV “Pranimi në shërbimin civil”, Neni 22 dhe të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese.”, për konkursin “1 (një) vend vakant për pozicionin “Përgjegjës i Sektorit të Formimit Fillestar”, si më poshtë: 
 
Për konkursin e shpallur për pozicionin “Përgjegjës i Sektorit të Formimit Fillestar”, pranë Shkollës së Magjistraturës, nga kandidaturat e paraqitura, brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 30.01.2018, është: Znj. Laura Pupa. Pasi u krye verifikimi paraprak mbi përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurim, u konstatua se të kandidatja i plotëson kushtet për parimin në shërbimin civil dhe në zbatim të Ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, Kreu IV “Pranimi në shërbimin civil.”, neni 22 dhe të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, kjo procedurë mbyllet me 1 (një) kandidaturë të vlefshme, pas procedurës së vlerësimit paraprak, që është:
 
1)      Znj. Laura Pupa
 
Njoftojmë se, data, vendi dhe ora ku do të zhvillohet konkurimi do të shpallet pas datës 19/02/2018.  Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Shkollës së Magjistraturës.
 
Kandidatët e mësipërm konsiderohen të vlefshëm për këtë procedurë.



Njoftime

Mbylle