Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Aktivitete Trajnuese 14-15 Shkurt 2018 - Eventi i Misionit EURALIUS IV

  • Sesion Trajnues 14-15 Shkurt 2018

Shkolla e Magjistratures, organizon sesionin trajnues me teme: "Marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja. Ekstradimi; Arresti i përkohshëm; Njohja e vendimit penal të huaj për të gjykuarin në mungesë "in absentia" nga Autoriteti Gjyqësor i Huaj."

Ky aktivitet, eshte menduar te zhvillohet ne nje sesion 2 (dy) ditor dhe konkretisht ne daten 14-15 shkurt 2018, tek Shkolla e Magjistratures, me pjesëmarrës gjyqtarë dhe prokurorë. Eksperte: Klodian Kurushi; Artan Hoxha; Lehtesues:  Joana Qeleshi.

 
 
 
  • Sesion Trajnues 14-15 Shkurt 2018
Shkolla e Magjistratures, organizon sesionin trajnues me teme:  "Rregullat dhe standardet etike për gjyqtarët sipas kuadrit rregullator në fuqi dhe ndryshimet e pritshme. Rregullimi i ri kushtetues në lidhje me Këshillin e Lartë Gjyqësor, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Këshilltari i Etikës etj., shkeljet disiplinore sipas ligjit 96/2016 "Për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në RSH". Standardet e etikës profesionale gjatë ushtrimit të detyrës dhe jashtë saj, rregullime që duhet të gjejnë vend në Kodin e Etikës dhe efikasiteti i mekanizmit zbatues; Vlerësimi profesional dhe etik i gjyqtarëve (të dhëna bazë mbi procedurën dhe kriteret, si dhe përqasja me standardet dhe praktikat e mira evropiane)."
 
Ky aktivitet, eshte menduar te zhvillohet ne nje sesion 2 (dy) ditor dhe konkretisht ne daten 14-15 shkurt 2018, tek Shkolla e Magjistratures, me pjesëmarrës gjyqtarë dhe prokurorë. Eksperte: Evis Alimehmeti; Perikli Zaharia; Lehtesues: Nurjeta Tafa.
 
 
 
  • Event kremtues i bashkëpunimit ndërmjet Shkollës së Magjistraturës dhe EURALIUS IV

Me rastin e mbylljes së mandatit të Misionit EURALIUS IV si dhe me inisiativën e drejtuesve të tij, u organizua në Shkollën e Magjistraturës një event kremtues i bashkëpunimit të frytshëm ndërmjet shkollës dhe misionit.
Takimi miqësor u organizua në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje për bashkëpunimin e shkëlqyer që ka pasur ndërmjet profesorëve dhe stafit të Shkollës me Misionin si dhe me rastin e njoftimit paraprak të fitimit nga konsorciumi i udhëhequr nga Gjermania të kontratës për EURALIUS V.

 

 



Njoftime

Mbylle