Formimi Fillestar
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...
Formimi i Vazhduar

Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...
Aktivitete Trajnuese 12-13 Shkurt 2018
-
SESION TRAJNUES 12-13 Shkurt 2018
Në bashkëpunim me ISLP, Shkolla e Magjistraturës organizon në 12-13 Shkurt aktivitetin dy ditor për gjyqtarë dhe prokurorë në lidhje me tematikën e mëposhtme: "Teknikat Pro-aktive te Hetimit te Veprave Penale me ane te Teknikave te Posacme te Hetimit.
· Teknikat e posacme te hetimit dhe legjislacioni shqiptar per teknikat e posacme te hetimit.
· Llojet e teknikave te posacme te hetimit bazuar ne legjislacionin shqiptar.
· Praktikat e gjykatave shqiptare per zbatimin e teknikave te posacme te hetimit.
· Raste praktike."

- SESION TRAJNUES 12 Shkurt 2018
Shkolla e Magjistratures, organizon sesionin trajnues me teme:
"Procesi i të provuarit gjatë gjykimit civil.
• Detyrimet e palëve ndërgjyqëse gjatë këtij procesi;
• Akti i ekspertimit si një nga llojet e provave referuar edhe ndryshimeve më të fundit të Kodit të Procedurës Civile;
• Vlera e provave të marra gjatë një gjykimi, i cili më pas është prishur nga Gjykata e Apelit dhe çështja është kthyer për rigjykim".
Ky aktivitet, eshte menduar te zhvillohet ne nje sesion 1 (nje) ditor dhe konkretisht ne daten 12 shkurt 2018, tek Shkolla e Magjistratures, me pjesëmarrës gjyqtarë dhe prokurorë. Eksperte: Vangjel Kosta; Antonela Prendi; Lehtesues: Florjan Kalaja.
- SESION TRAJNUES 12 Shkurt 2018
Shkolla e Magjistratures, ne bashkepunim me Observator per te drejtat e femijeve, organizon sesionin trajnues me teme: "Martesat nën moshë dhe roli i gjykatës në lejimin e këtyre martesave 'për shkaqe me rëndësi".
Ky aktivitet, eshte menduar te zhvillohet ne nje sesion 1 (nje) ditor dhe konkretisht ne daten 12 shkurt 2018, tek Hotel Amerika ne Kukes, me pjesëmarrës gjyqtarë te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kukes dhe prokurorë te Prokurorise se Rrethit Kukes.
Eksperte: Arta Mandro; Irena Hoxha
Lehtesues: Isuf Shehu

