Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Shpallje vend vakand për Përgjegjës i Sektorit të Formimit Vazhdues / 31 janar 2018

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE
NGRITJE NË DETYRË
NË KATEGORINË E MESME DHE E ULËT DREJTUESE
 
Përgjegjës i Sektorit të Formimit Vazhdues- Lloji i diplomës "Shkenca Juridike". Niveli minimal i diplomës "Master Shkencor"
Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe III, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Shkolla e Magjistraturës shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë për pozicionin:
  1. Përgjegjës i Sektorit të Formimit Vazhdues - Kategoria: III-a

Pozicioni më sipër, i ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ky pozicion është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.
PËR TË DY PROCEDURAT (LËVIZJE PARALELE, NGRITJE NË DETYRË ) APLIKOHET NË TË NJËJTËN KOHË!

09/02/2018
Afati për dorëzimin e dokumentave për:  LËVIZJE PARALELE

14/02/2018
Afati për dorëzimin e dokumentave për:  NGRITJE NË DETYRË


   Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin/et si më sipër është:

- Formulimi, vlerësimi, këshillimi, analiza, kërkimi dhe zgjidhja e problemeve dhe çështjeve objekt i fushës së veprimtarisë së Sektorit të Formimit Vazhdues;
- Trajtimi në kohë dhe në mënyrë profesionale, i çështjeve, problematikave dhe reformave në fushat objekt i veprimtarisë së Sektorit të Formimit Vazhdues, organizimi, përgatitja, ndjekja dhe realizimi i politikave dhe veprimtarive që lidhen me fushën e Formimit Vazhdues;
- Sigurimi në kohë dhe në mënyrë profesionale i këshillimit dhe mbështetjes në formulimin dhe zbatimin e politikës së institucionit për pedagogët përgjegjësit të Formimit Vazhdues, këshilltarin akademik dhe Drejtorin e Shkollës;
- Trajtimi në kohë dhe në mënyrë profesionale i çështjeve në fushat, si: organizimi, koordinimi i veprimtarive të bashkëpunimit të Shkollës së Magjistraturës me institucione, të vendit dhe të huaj të procesit akademik dhe institucional për shkëmbime të ndërsjella për realizimin e funksioneve të institucionit;
- Formulimi dhe zbatimi i politikës të jetë i mirëkoordinuar dhe veprimtaria e tij të jetë eficiente dhe efektive nga pikëpamja ekonomike dhe e shërbimeve të ofruara; ndjekjen dhe marrjen e masave për kërkimin, përpunimin, ruajtjen, përdorimin dhe shkëmbimin e informacionit brenda dhe jashtë institucionit.
 
1
LËVIZJA PARALELE

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil. 
 
1.1
KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon: 
a- Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (III-a); 
b- Të mos kenë masë disiplinore në fuqi; 
c- Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”. 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon: 
a- Të zotërojnë diplomë të nivelit "Master Shkencor" në fushën juridike. Edhe diploma e nivelit "Bachelor" duhet të jetë në të njëjtën fushë; 
b- Të kenë të paktën 5 vite përvojë në profesion, preferohet në fushën akademike.
c- Të ketë njohuri të paktën të një gjuhe të huaj: anglisht, frëngjisht etj.
 
1.2
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë: 
a - Kërkesë.
b- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
c - Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
d - Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); 
e - Fotokopje të letërnjoftimit (ID); 
f - Vërtetim të gjendjes shëndetësore; 
g - Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore; 
h - Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
i - Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
j - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës.

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave për lëvizjen paralele duhet të bëhet brenda datës: 09/02/2018
 
1.3
REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 11/02/2018 , Shkolla e Magjistraturës do të shpallë në faqen zyrtare të internetit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista. 

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Shkolla e Magjistraturës për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail). 
 
1.4
FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

Kandidatët do të testohen në lidhje me:
a-      Njohuritë mbi legjislacionin e ri të Reformës në Drejtësi.
i)                    Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
ii)                  Ligji 115/2016 “Për qeverisjen e organeve në sistemin e drejtësisë.”.
iii)                Ligji 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.”.
iv)                Ligji 97/2016 “Për organizimin dhe  funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë.”.
v)                  Ligji 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë.”.
vi)                Ligji 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.”.
b-      Njohuritë mbi ligjin nr. 152/2013, "Për nëpunësin civil” (i ndryshuar) dhe aktet nën ligjore;
c-      Ligji nr.9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike.”.
d-     Njohuritë mbi Rregulloren e Brendshme të Shkollës së Magjistraturës.
 
1.5
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a - Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b - Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c - Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën;

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015
 
1.6
DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Shkolla e Magjistraturës do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Shkolla e Magjistraturës, për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).
 
2
NGRITJA NE DETYRE
 
Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë. Këtë informacion do ta merrni në faqen e Shkollës së Magjistraturës, duke filluar nga data 24/02/2018. 

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë vetëm nëpunësit civilë të një kategorie paraardhëse (vetëm një kategori më e ulët), të punësuar në të njëjtin apo në një institucion tjetër të shërbimit civil, që plotësojnë kushtet për ngritjen në detyrë dhe kërkesat e veçanta për vendin e lirë. 
 
2.1
KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E NGRITJES NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë janë: 
a- Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda njërës nga kategoritë III-a/1, III-b, IV-a ose IV-b; 
b- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi; 
c- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë". 

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
a- Të zotërojnë diplomë të nivelit "Master Shkencor" në fushën juridike. Edhe diploma e nivelit "Bachelor" duhet të jetë në të njëjtën fushë; 
b- Të kenë të paktën 5 vite përvojë në profesion, preferohet në fushën akademike.
c- Të ketë njohuri të paktën të një gjuhe të huaj: anglisht, frëngjisht etj.
 
2.2
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
 
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë: 
a - Kërkesë.
b- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
c - Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
d - Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); 
e - Fotokopje të letërnjoftimit (ID); 
f - Vërtetim të gjendjes shëndetësore; 
g - Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore; 
h - Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
i - Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
j - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhen pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës.

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave për procedurën e ngritjes në detyrë duhet të bëhet brenda datës: 14/02/2018. 
 
2.3
REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 24/02/2018 , Shkolla e Magjistraturës do të shpallë në faqen zyrtare të internetit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e ngritjes në detyrë si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për procedurën e ngritjes në detyrë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Shkolla e Magjistraturës, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail)
 
2.4
FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA

Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me:
a-      Njohuritë mbi legjislacionin e ri të Reformës në Drejtësi.
vii)              Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
viii)            Ligji 115/2016 “Për qeverisjen e organeve në sistemin e drejtësisë.”.
ix)                Ligji 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.”.
x)                  Ligji 97/2016 “Për organizimin dhe  funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë.”.
xi)                Ligji 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë.”.
xii)              Ligji 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.”.
b-      Njohuritë mbi ligjin nr. 152/2013, "Për nëpunësin civil” (i ndryshuar) dhe aktet nën ligjore;
c-      Ligji nr.9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike.”.
d-     Njohuritë mbi Rregulloren e Brendshme të Shkollës së Magjistraturës.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. 
 
2.5
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a- Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
b- Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë; 
c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë. 

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al” 
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015
 
2.6
DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Shkolla e Magjistraturës do të njoftojë ata individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail). Shkolla e Magjistraturës do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. 
    Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e ngritjes në detyrë, do të marrin informacion në faqen e Shkollës së Magjistraturës, për fazat e mëtejshme të kësaj procedure: 
- për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak; 
- datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;
Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Departamentit të Administratës Publike duke filluar nga data: 24/02/2018. 



Njoftime

Mbylle