Formimi Fillestar
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...
Formimi i Vazhduar

Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...
Aktivitete Trajnues 24-25 Janar 2018
- SESION TRAJNUES 24-25 JANAR 2018
Shkolla e Magjistratures, ne bashkepunim me PAMECA V, organizon sesionin trajnues me teme:
Dita e parë
“Raporti prokurori - gjykatë për mënyrën e përfundimit të hetimeve paraprake.
• Roli i prokurorit në drejtimin dhe kontrollin e hetimeve paraprake;
• Kerkesa per gjykim e prokurorit dhe seanca paraprake. Pavlefshmerite e akteve dhe shqyrtimi i tyre gjate kesaj seance.
• Kontrolli gjyqësor gjatë fazës së hetimeve paraprake;
Dita e dytë
Kontrolli juridiksional mbi ushtrimin e ndjekjes penale. Karakteristikat thelbesore te saj- detyrueshmeria dhe pakthyeshmeria. Kontrolli mbi mosushtrimin e ndjekjes penale nga prokurori. Raporti i prokurorit me policinë gjyqësore, veprimet me iniciativë dhe ato të deleguara."
Ky aktivitet, eshte menduar te zhvillohet ne nje sesion 2 (dy) ditor dhe konkretisht ne daten 24-25 janar 2018, tek Tirana International Hotel, Salla e konfrencave Consortium, me pjesëmarrës gjyqtarë dhe prokurorë.
Eksperte te Shkolles se Magjistratures: Dhimiter Lara, Sokol Binaj
Eksperte te PAMECA V: Alberto Liguori; Filippo Aragona; Valentina D'agostino
Lehtesuese: Antoneta Sevdari


- SESION TRAJNUES 5 ditor - Data 24 janar 2018
Tema: “Parimet dhe rregullat e sjelljes profesionale gjatë procesit të dhënies së Drejtësisë. Respektimi i tyre nga gjyqtarët dhe prokurorët”
Ky aktivitet do zhvillohet:
Në datat 10; 15; 17; 22; 24 Janar 2018 për kandidatët për magjistratë të vitit të tretë.
Aktiviteti organizohet nga “Qendra për Nisma Ligjore Qytetare”, në kuadrin e zbatimit të projektit “Përmirësimi i etikës gjyqësore të kandidatëve për magjistratë - kontribut për një sistem drejtësie të pakorruptuar”.me mbështetjen e Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Amasadës së SH.B.A-së në Tiranë me mbështjetjen e Shkollës së Magjistraturës.
Paneli i ekspertëve:
Shkolla e Magjistraturës: Sokol Sadushi, Arta Mandro, Marjana Semini, Perikli Zaharia, Evis Alimehmeti;
Qendra për Nisma Ligjore Qytetare: Aurela Anastasi;
Prokuroria Tiranë: Dritan Rreshka;
Psikiatre/psikoterapiste: Anita Pilika.

