Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Njoftim: Vend Vakand Pedagog i Brendshëm në Shkollën e Magjistraturës / 25 janar 2018

 NJOFTIM
 
Këshilli Drejtues i Shkollës se Magjistraturës së Republikës së Shqipërisë shpall vakand një vend,  Pedagog i Brendshëm në Shkollën e Magjistraturës.
                                                                               
Kandidatët aplikant duhet të paraqesin pranë sekretarisë së Shkollës së Magjistraturës, kërkesën e tyre dhe dokumentat bashkëngjitur, brenda datës 23.02.2018.
                                                  
Kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve fitues janë përcaktuar në nenin 264, të Ligjit nr. 115/2016 «Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë », si dhe në aneksin 11 të Rregullores së Brendshme të Shkollës së Magjistraturës:
 
Ligji parashikon se pedagogët e brendshëm zgjidhen nga radhët e juristëve më të shquar;
·         me eksperiencë mbi 15-vjeçare si juristë, gjyqtarë, prokurorë, avokatë dhe
·         me eksperiencë mësimdhënëse si pedagogë të brendshëm në sistemin universitar ose si pedagogë të jashtëm e të brendshëm në Shkollën e Magjistraturës, me eksperiencë mbi 10 vjet.
 
Kandidati aplikant preferohet të jetë ekspert i fushës penale.
 
Cdo aplikant duhet të marrë nga sekretaria e Shkollës, numrin e regjistrimit në protokoll të kërkesës për aplikim.
 
 
Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës 



Njoftime

Mbylle