Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Aktivitete Trajnuese 17-18 Janar 2018

  • SESION TRAJNUES 17-18 JANAR 2018
Shkolla e Magjistratures zhvillon trajnimin dy ditor me teme: “Ceshtje te drejtesise administrative - Gjykimi administrativ ne te gjithe nivelet. Drejtesia administrative. Natyra e gjykimit administrativ dhe pushtetet e gjyqtarit administrativ. Ndikimi i te drejtes se bashkimit europian ne sistemet kombetare te gjykimit administrativ. Ceshtje te legjitimitetit dhe kompetenca e gjykatave administrative. Gjykimi administrativ ne shkallen e pare. Gjykimi ne apel dhe ne Gjykaten e Larte”, ne te cilin eksperte jane Z. Sokol Sadushi, Znj. Elda Vrioni dhe Znj. Altina Nasufi. 
 
 
 
 
  • Aktivitet trajnues 5 ditor - Data 18 janar 2018
Tema: “Parimet dhe rregullat e sjelljes profesionale gjatë procesit të dhënies së Drejtësisë. Respektimi i tyre nga gjyqtarët dhe prokurorët”
 
Ky aktivitet do zhvillohet:
Në datat 10; 15; 17; 22; 24 Janar 2018 për kandidatët për magjistratë të vitit të tretë.
 
Aktiviteti organizohet nga “Qendra për Nisma Ligjore Qytetare”, në kuadrin e zbatimit të projektit “Përmirësimi i etikës gjyqësore të kandidatëve për magjistratë - kontribut për një sistem drejtësie të pakorruptuar”.me mbështetjen e Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Amasadës së SH.B.A-së në Tiranë me mbështjetjen e Shkollës së Magjistraturës.
 
Paneli i ekspertëve: 
Shkolla e Magjistraturës:  Sokol Sadushi,  Arta Mandro,  Marjana Semini, Perikli Zaharia, Evis Alimehmeti;
Qendra për Nisma Ligjore Qytetare:  Aurela Anastasi;
Prokuroria Tiranë: Dritan Rreshka;
Psikiatre/psikoterapiste: Anita Pilika.
 
 
 
  • SESION TRAJNUES 17-18 JANAR 2018
Shkolla e Magjistratures organizon sesionin trajnues me teme: 
"Ekzekutimi i vendimeve gjyqësore civile. Risitë e Kodit të Procedurës Civile. Urdhri i ekzekutimit; Pavlefshmëria e titullit ekzekutiv; Kundërshtimi i veprimeve përmbarimore; Pezullimi i ekzekutimit të titujve ekzekutivë; Standardet ndërkombëtare dhe praktika gjyqësore shqiptare; Pasojat nga prishja e vendimit të dhënë me ekzekutim të përkohshëm me fokus në nenet 319 të Kodit të Procedurës Civile. Kuptimi i nenit 317 të Kodit të Procedurës Civile dhe rastet në të cilat vendimi mund të jepet me ekzekutim të përkohshëm; Momenti i parashtrimit të kërkesës për dhënien me ekzekutim të përkohshëm. Kuptimi i nenit 319 të Kodit të Procedurës Civile në lidhje me pasojat që vijnë nga prishja e vendimit të dhënë me ekzekutim të përkohshëm; Rregullimi i pasojave të ardhura nga dhënia e vendimit me ekzekutim të përkohshëm dhe zbatimi i drejtpërdrejtë i tij nga shërbimi përmbarimor"

Ky aktivitet, eshte menduar te zhvillohet ne nje sesion 2 (dy) ditor dhe konkretisht ne daten 17-18 janar 2018, tek Shkolla e Magjistratures me pjesëmarrës gjyqtarë dhe prokurorë. 

Eksperte te Shkolles se Magjistratures: Dashamir Kore; Vangjel Kosta
Lehtesues:  Kostika Cobanaqi

 
 
 
 



Njoftime

Mbylle