Formimi Fillestar
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...
Formimi i Vazhduar

Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...
Aktivitete Trajnuese 17-18 Janar 2018
- SESION TRAJNUES 17-18 JANAR 2018
Shkolla e Magjistratures zhvillon trajnimin dy ditor me teme: “Ceshtje te drejtesise administrative - Gjykimi administrativ ne te gjithe nivelet. Drejtesia administrative. Natyra e gjykimit administrativ dhe pushtetet e gjyqtarit administrativ. Ndikimi i te drejtes se bashkimit europian ne sistemet kombetare te gjykimit administrativ. Ceshtje te legjitimitetit dhe kompetenca e gjykatave administrative. Gjykimi administrativ ne shkallen e pare. Gjykimi ne apel dhe ne Gjykaten e Larte”, ne te cilin eksperte jane Z. Sokol Sadushi, Znj. Elda Vrioni dhe Znj. Altina Nasufi.
- Aktivitet trajnues 5 ditor - Data 18 janar 2018
Tema: “Parimet dhe rregullat e sjelljes profesionale gjatë procesit të dhënies së Drejtësisë. Respektimi i tyre nga gjyqtarët dhe prokurorët”
Ky aktivitet do zhvillohet:
Në datat 10; 15; 17; 22; 24 Janar 2018 për kandidatët për magjistratë të vitit të tretë.
Aktiviteti organizohet nga “Qendra për Nisma Ligjore Qytetare”, në kuadrin e zbatimit të projektit “Përmirësimi i etikës gjyqësore të kandidatëve për magjistratë - kontribut për një sistem drejtësie të pakorruptuar”.me mbështetjen e Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Amasadës së SH.B.A-së në Tiranë me mbështjetjen e Shkollës së Magjistraturës.
Paneli i ekspertëve:
Shkolla e Magjistraturës: Sokol Sadushi, Arta Mandro, Marjana Semini, Perikli Zaharia, Evis Alimehmeti;
Qendra për Nisma Ligjore Qytetare: Aurela Anastasi;
Prokuroria Tiranë: Dritan Rreshka;
Psikiatre/psikoterapiste: Anita Pilika.


- SESION TRAJNUES 17-18 JANAR 2018
Shkolla e Magjistratures organizon sesionin trajnues me teme:
"Ekzekutimi i vendimeve gjyqësore civile. Risitë e Kodit të Procedurës Civile. Urdhri i ekzekutimit; Pavlefshmëria e titullit ekzekutiv; Kundërshtimi i veprimeve përmbarimore; Pezullimi i ekzekutimit të titujve ekzekutivë; Standardet ndërkombëtare dhe praktika gjyqësore shqiptare; Pasojat nga prishja e vendimit të dhënë me ekzekutim të përkohshëm me fokus në nenet 319 të Kodit të Procedurës Civile. Kuptimi i nenit 317 të Kodit të Procedurës Civile dhe rastet në të cilat vendimi mund të jepet me ekzekutim të përkohshëm; Momenti i parashtrimit të kërkesës për dhënien me ekzekutim të përkohshëm. Kuptimi i nenit 319 të Kodit të Procedurës Civile në lidhje me pasojat që vijnë nga prishja e vendimit të dhënë me ekzekutim të përkohshëm; Rregullimi i pasojave të ardhura nga dhënia e vendimit me ekzekutim të përkohshëm dhe zbatimi i drejtpërdrejtë i tij nga shërbimi përmbarimor"
Ky aktivitet, eshte menduar te zhvillohet ne nje sesion 2 (dy) ditor dhe konkretisht ne daten 17-18 janar 2018, tek Shkolla e Magjistratures me pjesëmarrës gjyqtarë dhe prokurorë.
Eksperte te Shkolles se Magjistratures: Dashamir Kore; Vangjel Kosta
Lehtesues: Kostika Cobanaqi
