Formimi Fillestar
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...
Formimi i Vazhduar

Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...
Aktivitete Trajnuese 21 Dhjetor 2017
- Aktivitet trajnues 5 ditor - Data 21 dhjetor 2017
Tema: “Parimet dhe rregullat e sjelljes profesionale gjatë procesit të dhënies së Drejtësisë. Respektimi i tyre nga gjyqtarët dhe prokurorët”
Ky aktivitet do zhvillohet:
Në datat: 11; 13; 19; 21; Dhjetor 2017 & 8 Janar 2018 për kandidatët për magjistratë të vitit të dytë;
Në datat 10; 15; 17; 22; 24 Janar 2018 për kandidatët për magjistratë të vitit të tretë.
Aktiviteti organizohet nga “Qendra për Nisma Ligjore Qytetare”, në kuadrin e zbatimit të projektit “Përmirësimi i etikës gjyqësore të kandidatëve për magjistratë - kontribut për një sistem drejtësie të pakorruptuar”.me mbështetjen e Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Amasadës së SH.B.A-së në Tiranë me mbështjetjen e Shkollës së Magjistraturës.
Paneli i ekspertëve:
Shkolla e Magjistraturës: Sokol Sadushi, Arta Mandro, Marjana Semini, Perikli Zaharia, Evis Alimehmeti;
Qendra për Nisma Ligjore Qytetare: Aurela Anastasi;
Prokuroria Tiranë: Dritan Rreshka;
Psikiatre/psikoterapiste: Anita Pilika.


- Sesion trajnues 21 dhjetor 2017 - Shkodër
Shkolla e Magjistratures organizon sesionin trajnues me teme:
"Masat e sigurimit personal.
• Roli i gjykatës në kërkesat e bëra për zëvendësimin e tyre në raport me mendimin e prokurorit;
• Zbatimi i më shumë se një mase sigurimi personal dhe i dënimeve alternative me qëllim uljen e rasteve të zbatimit të masës së sigurisë “arrest me burg” dhe dënimit me burgim;
• Përzgjedhja dhe zbatimi i masave të Sigurimit Personal, ndaj të miturve në konflikt me ligjin analizë e Kodit të Procedurës Penale dhe Kodit të Drejtësisë Penale për të Miturit"'.
Ky aktivitet, eshte menduar te zhvillohet ne nje sesion 1 (një) ditor dhe konkretisht ne daten 21 dhjetor 2017, tek Hotel Colosseo, Shkodër me pjesëmarrës gjyqtarë dhe prokurorë nen juridiksionin e Gjykates se Apelit Shkodër.
Eksperte te Shkolles se Magjistratures: Ilir Panda; Fatjona Memcaj
Lehtesues; Erjon Bani
Moderator: Valbona Vata


