Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Aktivitete Trajnuese 13 Dhjetor 2017

  • Sesion trajnues 13-14 dhjetor 2017

Ne bashkepunim me Fondacionin Gjerman IRZ, Shkolla e Magjistratures organizon aktivitetin me tematike "Konventa Evropiane per te Drejtat e Njeriut dhe per te Drejten e Bashkimit Evropian" per gjyqtare dhe prokurore. Seminari zhvillohet ne datat 13-14 Dhjetor dhe do te trajtoje nentemat e meposhtme:

1. Zbatimi i drejtperdrejte i KEDNJ-se dhe vendimeve te GJEDNJ ne Shqiperi. Jurisprudenca e GJEDNJ si burim i se drejtes. praktika gjyqesore e saj.

2. Parimet themelore te KEDNJ dhe proceduren e ankimit individual ne GJEDNJ.

3. Rendesia e KEDNJ per te drejtat e njeriut si e drejte e brendshme e zbatueshme direkt.

4. Efektet e vendimeve te GJEDNJ ne te drejten e brendshme, zbatimi ne vendeve te ndryshme i vendimeve te KEDNJ. 

 

 

  • Sesion Trajnues 13 dhjetor 2017

Shkolla e Magjistratures organizon sesionin trajnues me teme: “Liria e shprehjes, drejtësia dhe media. Standartet e parashikuara nga KEDNJ dhe jurisprudenca e GJEDNJ-së; Reflektimi i tyre në kontekstin shqiptarë”.

Ky aktivitet eshte menduar te zhvillohet ne nje sesion 1 (një) ditor dhe konkretisht ne daten 13 dhjetor 2017, tek Hotel Kocibelli Korce, me pjesëmarrës gjyqtarë dhe prokurorë.
Eksperte të Shkolles se Magjistratures: Flutura Kusari; Joana Qeleshi dhe Mirela Bogdani.
 
 
 
  • Sesion Trajnues 13 dhjetor 2017
Shkolla e Magjistratures organizon sesionin trajnues me teme: “Gjykimi në gjykatën e shkallës së parë dhe të apelit në kuadrin e risive të Kodit të Procedurës Civile;
• Bashkimi i çështjeve në një gjykim të vetëm. Kuptimi mbi gjykimin e shkurtuar në çështjet civile;
• Shqyrtimi i padive për shuma të vogla dhe të procedura përkatëse;
• Procedura e re e “njoftimit me shpallje publike", "roli i përmbaruesit në procesin e njoftimit në gjykatë" me fokus në nenet 133 deri 144/a të Kodit të Procedurës Civile;
• Vendimet e gjyqtarit gjatë veprimeve paraprake; Seanca përgatitore; Urdhri për caktimin e seancës gjyqësore; Veprimet e pajtimit; Bashkëndërgjyqësia e detyrueshme me fokus në nenet 158/a - 161 të Kodit të Procedurës Civile;
• Gjykimi i kërkesave për konstatimin e shkeljes së afatit të arsyeshëm, përshpejtimin e procedimit dhe shpërblimin e dëmit me fokus në nenet 399/1 - 399/11 të Kodit të Procedurës Civile dhe nenit 109 të ligjit nr. 38/2017.
 
Ky aktivitet eshte menduar te zhvillohet ne nje sesion 1 (një) ditor dhe konkretisht ne daten 13 dhjetor 2017, tek Hotel Kocibelli Korce, me pjesëmarrës gjyqtarë dhe prokurorë.
 
Ekspertë te Shkollës së Magjistraturës: Dashamir Kore; Vangjel Kosta
Lehtësuese: Emona Muci
Moderator: Admir Belishta
 
 
 
  • Aktivitet trajnues 5 ditor
Tema: “Parimet dhe rregullat e sjelljes profesionale gjatë procesit të dhënies së Drejtësisë. Respektimi i tyre nga gjyqtarët dhe prokurorët
 
Ky aktivitet do zhvillohet:
Në datat: 11; 13; 19; 21; Dhjetor 2017 & 8 Janar 2018 për kandidatët për magjistratë të vitit të dytë;
Në datat 10; 15; 17; 22; 24 Janar 2018 për kandidatët për magjistratë të vitit të tretë.
 
Aktiviteti organizohet nga “Qendra për Nisma Ligjore Qytetare”, në kuadrin e zbatimit të projektit “Përmirësimi i etikës gjyqësore të kandidatëve për magjistratë - kontribut për një sistem drejtësie të pakorruptuar”.me mbështetjen e Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Amasadës së SH.B.A-së në Tiranë me mbështjetjen e Shkollës së Magjistraturës.
 
Paneli i ekspertëve: 
Shkolla e Magjistraturës:  Sokol Sadushi,  Arta Mandro,  Marjana Semini, Perikli Zaharia, Evis Alimehmeti;
Qendra për Nisma Ligjore Qytetare:  Aurela Anastasi;
Prokuroria Tiranë: Dritan Rreshka;
Psikiatre/psikoterapiste: Anita Pilika.
 
 



Njoftime

Mbylle