Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Aktivitete Trajnuese 6-7 Dhjetor 2017

  • Dita Ndërkombëtare për Eleminimin e Dhunës Kundër Grave - 16 ditë aktivizëm kundër Dhunës me Bazë Gjinore  
 
Në Shkollën e Magjistraturës në datë 7 dhjetor 2017 u zhvillua një takim me kandidatët për magjistratë të vitit të tretë në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për Eleminimin e Dhunës Kundër Grave (16 ditë aktivizëm kundër Dhunës me Bazë Gjinore).
Në dhjetor të vitit 1999, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara adoptoi rezolutën 54/134, duke shpallur 25 nëntorin Ditën Ndërkombëtare për Eleminimin e Dhunës kundër Grave (DNEDG).  Kjo ditë shënon dhe fillimin zyrtar të fushatës ndërkombëtare 16 Ditë Aktivizëm Kundër Dhunës me Bazë Gjinore, për të sfiduar dhunën kundër grave dhe vajzave. Fushata përfundon në datën 10 dhjetor, Ditën e të Drejtave të Njeriut. Në takim morën pjesë:
Jon Smibert, Këshilltar Ligjor Rezident, OPDAT, Ambasada e Shteteve të Bashkuara;
Brunilda Jani, Specialiste Ligjore, OPDAT, Ambasada e Shteteve të Bashkuara, ku iu referua ndryshimeve të fundit ligjore në lidhje me të drejtat e viktimave;
Iva Sinani, Specialiste për Çeshtjet Gjinore dhe Rininë, Korpusi i Paqës, ku preku temën për  gratë në burgjet shqiptare;
Iris Luarasi, Qendra për Nisma Ligjore Qytetare, Mbrojtja e viktimave të dhunës në familje në procesin administrativ dhe civil. Probleme të zbatimit të ligjit Nr. 9669. "Per masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”
Në fund të takimit u zhvillua një diskutim i hapur me studentët mbi mekanizmat për rritjen e ndërgjegjësimit për dhunën në familje, si qytetar dhe pjesëtar të ardhshëm të sistemit gjyqësor.

  • Sesion Trajnues 6-7 Dhjetor 2017

Shkolla e Magjistratures organizon sesionin trajnues me teme "Përgjimi si mjet për kërkimin e provës në procesin penal. Përdorimi i përgjimit; Vendimi për Lejimin e Përgjimit si mjet për kërkimin e provës në procesin penal; Problemet e dala në praktikën gjyqësore shqiptare për vlerësimin e kësaj prove; Standardet ndërkombëtare dhe praktika gjyqësore e GJEDNJ-së dhe e Gjykatës së Lartë."  Ky aktivitet eshte menduar te zhvillohet ne dy sesione 1 (një) ditore dhe konkretisht ne datat 6-7 dhjetor 2017, prane ambienteve te Shkolles se Magjistratures, me pjesëmarrës gjyqtarë dhe prokurorë.  Eksperte te Shkolles se Magjistratures: 

Dita e pare: Thoma Jano; Fatjona Memcaj/ Lehtesuese Armanda Xhaferri
Dita e dyte: Adnan Xholi; Fatjona Memcaj / Lehtesuese Armanda Xhaferri
 



Njoftime

Mbylle