Formimi Fillestar
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...
Formimi i Vazhduar

Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...
Drejtori i Shkollës së Magjistraturës
Drejtori i Shkollës së Magjistraturës emërohet nga Këshilli Drejtues i Shkollës, me konkurrim të hapur dhe të bazuar në meritë, mbi bazën e dokumentacionit, për një mandat 4- vjeçar me të drejtë riemërimi, vetëm një herë.
Drejtor i Shkollës së Magjistraturës emërohet shtetasi shqiptar që përmbush së bashku këto kushte ligjore:
- të ketë punuar si gjyqtar ose prokuror për jo më pak se 10 vjet ose si jurist për jo më pak se 15 vjet;
- të ketë jo më pak se 10 vjet mësimdhënie në Shkollën e Magjistraturës nga marrja e gradës shkencore “Doktor” ose jo më pak se 5 vjet mësimdhënie në Shkollën e Magjistraturës nga marrja e titullit shkencor “Profesor”, ose jo më pak se 15 vjet mësimdhënie si pedagog i brendshëm ose pedagog i jashtëm në Shkollën e Magjistraturës.
I zgjedhur prej muajit nëntor 2014 e në vijim, Sokol Sadushi. Shkarkoni Cv ketu...