Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Politika e Privatësisë së Shkollës së Magjistraturës

Në kuadër të përdorimit të faqes zyrtare të internetit www.magjistratura.edu.al, Shkolla e Magjistraturës mund mbledhë në mënyrë të drejtëpërdrejtë, nëpërmjet aksesit në shërbimet online: aplikim për aktivitete trajnuese, hyrjen në sistemin e-learning apo indirekte (adresa IP e kompjuterit tuaj) të dhëna me karakter personal, të cilat regjistrohen në sistemet e saj apo të ofruesve të shërbimit të autorizuar prej saj. Plotësimi i këtyre të dhënave është vullnetar.
Subjektet e të dhënave japin pëlqimin e tyre për procesimin e mëtejshëm të tyre duke plotësuar të dhënat vullnetarisht e më pas duke shtypur butonin e vazhdimit (hyrje).
Shkolla e Magjistraturës  mbledh dhe përpunon të dhëna vetëm për qëllime të realizimit të misionit të saj. Po ashtu, merr të gjitha masat e nevojshme për ruajtjen e konfidencialitetit si dhe mbrojtjen nga humbja, shkatërrimi, dëmtimi apo edhe shpërndarja e pa autorizuar, në përputhje me kërkesat e Ligjit  Nr.9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale.”, i ndryshuar.
Subjektet e të dhënave personale kanë të drejtë të kërkojnë akses në të dhënat e tyre si dhe të kërkojnë që këto të dhëna të korrigjohen apo të përditësohen në përputhje me kërkesat e Kreut V të Ligjit 9887 datë 10.3.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale.”, i ndryshuar. Kërkesa mund të drejtohet në adresën: info@magjistratura.edu.al .
Subjektet e të dhënave kanë të drejtën e refuzimit të pëlqimit për grumbullimin dhe përdorimin e të dhënave të tyre të njoftuara vullnetarisht.
Në çdo moment, pasi përdoruesi të ketë dhënë vullnetarisht informacionin e kërkuar në fushat specifike, këtij të fundit i lind e drejta që, nëpërmjet një kërkese pranë Shkollës së Magjistraturës, të aksesojë këto të dhëna si dhe të kërkojë korrigjimin e tyre. Ruajtja, trajtimi dhe përpunimi i këtyre të dhënave bëhet në përputhje me ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale.”, dhe akteve nënligjore në zbatim të tij. Duke u njohur me përmbajtjen e kësaj rubrike, subjektet e të dhënave kanë pranuar kushtet dhe termat në lidhje me politikat e privatësisë të Shkollës së Magjistraturës.



Njoftime

Mbylle