Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Aktivitete Trajnues 13-14 dhe 13-17 Nëntor 2017

  • Aktivitet Trajnues 13-17 Nëntor 2017 - Shkrimi Gjyqësor dhe Menaxhimi i Çështjeve
Në kuadër të bashkëpunimit me Fondacionin Slynn dhe Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar, Shkolla e Magjistraturës po zhvillon aktivitetin me temë “Shkrimi Gjyqësor dhe Menaxhimi i Çështjeve Gjyqësore”. Aktiviteti do të zgjasë një javë dhe do të përbëhet nga një sesion trajnimi trajnerësh dhe dy aktivitete trajnuese me studentët dhe gjyqtarët. Gjatë sesioneve trajnuese do të trajtohen çështje si:
- Aspektet themelore të menaxhimit të çështjeve dhe përdorimi i kronologjisë.
- Aspektet themelore të gjetjes së fakteve dhe dhënies së arsyeve.
- Shkrimi i një vendimi gjyqësor të strukturuar
- Kronologjia e ngjarjeve.
- Vlerësimi i faktorëve që ndikojnë në besueshmërinë.
 
Dita e parë
 
Dita e dytë
 
Dita e katërt
  • Aktivitet Trajnues 13-14 Nëntor 2017 - ISLP
Ne bashkepunim me ISLP, Shkolla e Magjistratures organizon sesionin trajnues me teme "Integriteti i zyrtarëve të agjencive ligjzbatuese dhe lufta kundër korrupsionit. Korrupsioni i funksionarëve të lartë të drejtësisë dhe zyrtarëve të tjerë të lartë shtetërorë. Korrupsioni si një çështje etike v si një vepër penale. Kuadri ligjor dhe standardet ndërkombëtare; Problemet e praktikës gjyqësore, në lidhje me hetimin dhe gjykimin e këtyre veprave penale; Standardet e kërkuara në marrëdhëniet profesionale midis gjyqtarëve dhe prokurorëve si dhe gjyqtarëve/prokurorëve dhe avokatëve."
Ky aktivitet eshte menduar te zhvillohet ne dy sesione 1 (një) ditore dhe konkretisht ne datat 13-14 nëntor 2017, tek Salla Ilyria III, Hotel Sheraton, Tiranë, me pjesëmarrës gjyqtarë dhe prokurorë. 
 
Aktiviteti trajnues ka per qellim trajtimin e korrupsionit te funksionareve te larte te drejtesise si edhe te zyrtareve te tjere te larte shteterore, jo vetem si nje ceshtje etike por edhe si veper penale.
 
Eksperte te Shkolles se Magjistratures: Bujar Sheshi; Saida Dollani.
Eksperte te ISLP: Jonathan Fisher; Anita Clifford.
 
 
  • Aktivitet Trajnues 13-14 Nëntor 2017 - EURALIUS
Ne bashkepunim me EURALIUS, Shkolla e Magjistratures organizon sesionin trajnues me teme "Gjykimi me Urdhër Penal dhe me marrëveshje si dy risi të KPrP-së; Gjykimet e posaçme; Gjykimi i shkurtuar, Standardi kushtetues dhe gjykimi i drejtpërdrejtë. Analizë e vendimit nr. 4, datë 10.02.2012 i Gjykatës Kushtetuese lidhur me gjykimin e shkurtuar."
Ky aktivitet eshte menduar te zhvillohet ne dy sesione 1 (një) ditore dhe konkretisht ne datat 13-14 nëntor 2017, tek Tirana International Hotel, Tiranë, me pjesëmarrës gjyqtarë dhe prokurorë. 
 
Trajtimi i gjykimit me urdher penal dhe me marreveshje, si dy risi te KPrPenale, perben qellimin e ketij aktiviteti trajnues.
 
Eksperte te Shkolles se Magjistratures: Artan Hoxha; Henrik Ligori/ Lehtesuese Joana Qeleshi.
Eksperte te EURALIUS: Tanja Pavelin Borzic; Diana Pervan.
 
 
 



Njoftime

Mbylle