Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Aktivitete Trajnues 6-9 Nëntor dhe 9-10 Nëntor 2017

  • Aktivitet Trajnues 9-10 Nëntor 2017

Ne bashkepunim me ISLP, Shkolla e Magjistratures organizon sesionin trajnues me teme "Drejtësia penale për të mitur.  Standardet ndërkombëtare lidhur me parimet e drejtësisë miqësore për të miturit dhe risitë e legjislacionit shqiptar (Kodi i Procedurës Penale dhe Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur); Mbrojtja e interesit më të lartë të fëmijës; Pozita procedurale e të miturit në dhe gjatë procesit penal sipas Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur; Mbrojtja e të drejtave të të miturit dëshmitar (Kodi i Procedurës Penale dhe Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur); Integrimi social dhe rehabilitimi i fëmijëve në konflikt me ligjin". 

Ky aktivitet eshte menduar te zhvillohet ne dy sesione 1 (nje) ditore dhe konkretisht ne datat 9-10 nentor 2017, tek Salla Ilyria III, Hotel Sheraton, Tirane, me pjesemarres gjyqtare dhe prokurore. 
Qellimi i ketij aktiviteti eshte njohja me standardet nderkombetare lidhur me parimet e drejtesise miqesore per te miturit dhe risite e legjislacionit shqiptar ne kete fushe (Kodi i Procedurës Penale dhe Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur).
 
Eksperte te Shkolles se Magjistratures: Ilir Panda dhe ne rolin e lehtesueses Elina Kombi (Zgjani).
Eksperte te ISLP: Hassan Khan; Debi Gould; Mark Owers.
 
 
 
  • Aktivitet Trajnues 6-9 Nëntor 2017

Në kuadër të bashkëpunimit me Misionin Euralius, Shkolla e Magjistraturës organizon aktivitetin me temë: "Gjykimi në gjykatën e shkallës së parë dhe të apelit në kuadrin e risive të Kodit të Procedurës Civile”. Aktiviteti zhvillohet në kuadër të ndryshimeve ligjore të Kodit të Procedurës Civile me gjyqtarë nga gjykata të ndryshme të vendit në dy sesione trajnuese. Sesionet zhvillohen në periudhën 6-7 Nëntor dhe 8-9 Nëntor 2017.

Gjatë sesioneve trajnuese do të trajtohen tematika të ndryshme me interes për gjyqtarët si p.sh.
-          Bashkimi i çështjeve në një gjykim të vetëm. Kuptimi mbi gjykimin e shkurtuar në çështjet civile;
-          Shqyrtimi i padive për shuma të vogla dhe të procedura përkatëse;
-          Procedura e re e “njoftimit me shpallje publike", "roli i përmbaruesit në procesin e njoftimit në gjykatë" me fokus në nenet 133 deri 144/a të Kodit të Procedurës Civile;
-          Vendimet e gjyqtarit gjatë veprimeve paraprake; Seanca përgatitore; Urdhri për caktimin e seancës gjyqësore; Veprimet e pajtimit; Bashkëndërgjyqësia e detyrueshme me fokus në nenet 158/a - 161 të Kodit të Procedurës Civile;
-          Gjykimi i kërkesave për konstatimin e shkeljes së afatit të arsyeshëm, përshpejtimin e procedimit dhe shpërblimin e dëmit me fokus në nenet 399/1 - 399/11 të Kodit të Procedurës Civile dhe nenit 109 të ligjit nr. 38/2017".
 
 



Njoftime

Mbylle