Formimi Fillestar
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...
Formimi i Vazhduar

Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...
Aktivitet trajnues date 26-28 tetor 2017
Në bashkëpunim me Akademinë e Drejtësisë së Kosovës dhe UNDP, Shkolla e Magjistraturës organizon sesionin trajnues me temë: “Shkëmbim i Përvojave të Kosovës dhe Shqipërisë në zbatimin gjyqësor të KEDNJ dhe Garancitë Gjyqësore për Mbrojtjen kundër Diskriminimit”. Ky aktivitet është planifikuar të zhvillohet në datat 26-28 Tetor me gjyqtarë dhe prokurorë nga Kosova dhe Shqipëria.
Gjatë sesionit trajnues trajtohen tematika të ndryshme me interes për pjesëmarrësit si:
- Kuadri ligjor vendas dhe praktika gjyqësore lidhur me barazinë dhe mosdiskriminimin në Shqipëri. Metodologjia e referimit në praktikën gjyqësore të GjEDNJ-së.
- Zbatimi i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Kosovë: Garancionet kushtetuese dhe praktika gjyqësore.
- Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut me theks të veçantë në Republikën e Kosovës.
- Diskriminimi në fushën e marrëdhënieve të punës. Praktiak gjyqësore shqiptare dhe problemet e evidentuara, etj
