Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Rikujtim i njoftimit të datës 06.07.2017 - Thirrje per aplikime si ekspert/lehtesues

Lënda:   Rikujtim i njoftimit të datës 06.07.2017 - Thirrje për aplikim në cilësinë e ekspertit ose lehtësuesit për Programin e Trajnimit Vazhdues. [i]     
 
Drejtuar:  Të gjithë të interesuarve në radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve në detyrë të çdo niveli, që plotësojnë kriteret ligjore.
 
Të nderuar,
Me anë të njoftimit elektronik të datës 26 korrik 2017, jeni vënë në dijeni të Programit Tematik të Trajnimit Vazhdues të Shkollës së Magjistraturës. Ky program u miratua nga Këshilli Drejtues i Shkollës, në mbledhjen e datës 21 korrik 2017. Për hartimin e tij, Shkolla e Magjistraturës koordinoi dhe ndoqi metodat shkencore të vlerësimit të nevojave për trajnim të të gjithë prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Bazuar në ligjin “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, përkatësisht neni 272/2[1] nënvizon se për organizimin e trajnimeve të Formimit Vazhdues caktohen ekspertë dhe lehtësues. Neni 54 i këtij ligji, në pikën 3[2], parashikon mënyrën e përzgjedhjes së trajnerëve/ekspertëve”, duke përcaktuar se Shkolla e Magjistraturës për përzgjedhjen e ekspertëve dhe lehtësuesve, shpall publikisht nevojat për gjyqtarë dhe prokurorë që do të luajnë këtë rol.
Shkolla e Magjistraturës, për këtë qëllim, fton të gjithë gjyqtarët/prokurorët që mendojnë se kanë ekspertizë personale në një nga fushat dhe temat e paraqitura në Programin Tematik të bëjnë aplikimet përkatëse, duke ndjekur hapat e mëposhtëm:
-          Plotësoni formularët e aplikimit për ekspertë apo lehtësues, të cilët i gjeni në linkun http://www.magjistratura.edu.al/#1091.
-           Shoqëroni formularët e aplikimit me dokumentacionin e përshkruar në “Procedurën për përzgjedhjen e ekspertëve dhe lehtësuesve”, të cilin mund ta gjeni në linkun http://www.magjistratura.edu.al/#1091
-          Dërgoni formularët e aplikimit dhe dokumentacionin përkatës pranë Shkollës së Magjistraturës brenda datës 15 shtator 2017.
              
Listat e ekspertëve dhe lehtësuesve, pasi të miratohen nga Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës, do të dërgohen për dijeni pranë çdo gjykate dhe prokurorie.
Duke ju falënderuar për mbështetjen dhe mirëkuptimin në vazhdimësi,                                                                                                              
me respekt,
 
DREJTOR
Prof. As. Dr. Sokol SADUSHI
 


[1] “Shkolla e Magjistraturës, në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, harton dhe organizon Programin e Formimit të Vazhdueshëm.”
[2] “Zgjedhja e trajnerëve/ekspertëve bëhet me propozim të Drejtorit të Shkollës ose të anëtarëve të Këshillit Drejtues, me miratim të Këshillit Pedagogjik dhe më pas të Këshillit Drejtues, pas shpalljes publike të vendeve dhe nevojave të Formimit Fillestar apo Vazhdues të gjyqtarëve dhe prokurorëve në fillim apo vijim të çdo viti akademik.”
 


[i] Në vazhdim dhe në përforcim të thirrjes së bërë në datë 06.07.2017, kjo thirrje përfshin edhe standartet e miratuara nga Këshilli Drejtues lidhur me aplikimin për ekspertë/lehtësues në PTV.



Njoftime

Mbylle