Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Aktivitet Trajnues 5-6 Tetor 2017

  • Sesion Trajnues 5-6 Tetor 2017
Në kuadër bashkëpunimit me Misionin Euralius, është duke u zhvilluar aktiviteti trajnues me temë “Gjykimi në mungesë, sipas nenit 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut me fokus kryesor në praninë e të pandehurit në gjykim”.
Aktiviteti eshte planifikuar të zhvillohet në datat 5-6 Tetor me pjesëmarrjen e ekspertëve lokal dhe ndërkombëtarë nga Misioni Euralius. Në aktivitet trajtohen tema të ndryshme si
-          Gjykimi në mungesë sipas legjislacionit shqiptar, risitë e tij dhe çështje të zbatimit të tij në praktikën gjyqësore. Jurisprudenca kushtetuese dhe praktika gjyqësore e unifikuar
-          Kuptimi i gjykimit në mungesë për parimin e njohjes së ndërsjelltë në kuadrin ligjor të BE-së
-          Jurisprudenca e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut për Gjykimin në Mungesë
Njëkohësisht gjatë aktivitetit trajtohen edhe raste praktike nga vendi dhe nga përvoja ndërkombëtare. 
 
 
 
  • Sesion Trajnues 6 Tetor 2017
Në datën 6 Tetor në ambjentet e Shkollës së Magjistraturës u zhvillua trajnimi i trajnerëve me temë: “Forcimi i efikasitetit dhe cilesisë së gjyqësorit në Shqipëri (SEJ II)” me pjesëmarrjen e ekspertes Dr. Marina Naumovska dhe me mbështetjen e konsulentëve kombëtar Znj. Aida Bushati dhe Mirela Bogdani. Ky është një projekt i përbashket midis Bashkimit Europian dhe Këshillit të Europës.
 



Njoftime

Mbylle