Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Njoftim për Median mbi Aktivitetin e 20 vjetorit të Shkollës së Magjistraturës

                           N J O F T I M
 
Në kuadër të kremtimit të 20 vjetorit të fillimit të veprimtarisë akademike të saj, Shkolla e Magjistraturës organizon eventin me titull “Magjistratura në Perspektivën Evropiane”.
Shkolla e Magjistraturës, e themeluar në vitin 1997, në bashkëpunim të ngushtë me Këshillin e Europës, ka nisur që atëherë të japë kontributin e saj në sistemin e drejtësisë në procesin e edukimit dhe formimit të magjistratëve, kontribut i cili na bën sot të ndjehemi krenar, që pas 20 vitesh të sjellim sërish në vëmendje dhe të analizojmë vështirësitë, sfidat, mbështetjen dhe përkushtimin nëpërmjet të cilit ky institucion është konsoliduar edhe më tej.
Eventi do të zhvillohet në Hotel Rogner, në datën 2 Tetor, dhe do të fillojë në orën 9.00 A.M.
Aktiviteti është konceptuar në dy momente, ceremonia e përshëndetjeve për 20 vitet e funksionimit të Shkollës dhe një konferencë shkencore ndërkombëtare “Magjistratura në Perspektivën Evropiane” e ndarë në dy panele. Paneli i parë do të ketë si temë: “Bashkëpunimi ndërkombëtar në rritjen e kapaciteteve dhe ngritjen institucionale të sistemit të drejtësisë. Roli i Shkollave të Magjistraturës në perspektivën evropiane”, ndërsa paneli i dytë, temën: “Roli i magjistratit në rritjen e cilësisë dhe efiçencës së drejtësisë. Pozita para dhe pas ndryshimeve kushtetuese dhe ligjore”.
Ky event synon të festojë këtë ngjarje të rëndësishme, duke evidentuar rrugën që Shkolla e Magjistraturës ka kaluar, që nga fillimi deri në konsolidimin e saj si një institucion shumë i rëndësishëm në përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga reforma në drejtësi. Në të njëjtën kohë, me anë të këtij aktiviteti synohet të përcillet fryma e bashkëpunimit me të gjitha vendet në rajon në dhënien e përvojave individuale dhe ndarjen e të ardhmes së përbashkët Evropiane.



Njoftime

Mbylle