Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

20 Vjet Veprimtari Akademike - “Magjistratura në Perspektivën Evropiane”

Në kuadër të kremtimit të 20 vjetorit të fillimit të veprimtarisë akademike të saj, Shkolla e Magjistraturës organizoi eventin me titull “Magjistratura në Perspektivën Evropiane”.
Aktiviteti u zhvillua në Hotel Rogner, në datën 2 Tetor, me pjesëmarrjen e shumë personaliteteve të shumta të vendit dhe të huaj si dhe drejtues të institucioneve kryesore shtetërore. Ndër të ftuarit kryesorë, të cilët dhe përshëndetën këtë përvjetor të rëndësishëm të shkollës ishin: Z. Xhezair Zaganjori, Kryetar i Gjykatës së Lartë dhe i Këshillit Drejtues të Shkollës, Ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit Evropian, Zj. Romana Vlahutin, Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës, Z. Claus Neukirch, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Z. Donald Lu, Zv/Kryetari i Prezencës së OSBE në Tiranë, Z. Robert Wilton, Ministrja e Drejtësisë, Zj. Etilda Gjonaj.
Gjithashtu, në aktivitet morën pjesë të gjithë magjistratët e diplomuar në Shkollën e Magjistraturës që nga krijimi i saj si dhe kandidatët për magjistratë që aktualisht vazhdojnë shkollën.
Njëkohësisht ishin të ftuar drejtuesit e Institucioneve të Trajnimit Gjyqësor të rajonit të Ballkanit, si Drejtoresha e Akademisë së Drejtësisë të Kroacisë, Zj. Andrea Posavec Franic, Drejtori i Akademisë së Drejtësisë të Serbisë, Z. Nenad Vujic, Drejtori i Akademisë së Drejtësisë të Kosovës, Z. Besim Morina, Drejtoresha e Akademisë Gjyqësore të Maqedonisë, Z. Aneta Arnaudovska, Drejtori i Qendrës Institucionale Publike për trajnimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të Bosnje Hercegovinës, Z. Arben Murtezic, si dhe përfaqësuesi i Qendrës së Trajnimit Gjyqësor të Malit të Zi, Z. Vuk Mandic. Gjithashtu ishin të ftuar edhe përfaqësuesit e Shkollës së Magjistraturës së Francës, Zj. Benoit Chamouard, Qendrës së Trajnimit Gjyqësor të Holandës, Zj. Anne Tahapary, si dhe përfaqësuesit e Akademisë së Drejtësisë të Turqisë, Z. Gokhan Karakose dhe Z. Berat Duman.
Aktiviteti u zhvillua me dy komponentë, ceremonia e përshëndetjeve për 20 vitet e funksionimit të Shkollës dhe një konferencë shkencore ndërkombëtare “Magjistratura në Perspektivën Evropiane” e ndarë në dy panele. Paneli i parë pati si temë: “Bashkëpunimi ndërkombëtar në rritjen e kapaciteteve dhe ngritjen institucionale të sistemit të drejtësisë. Roli i Shkollave të Magjistraturës në perspektivën evropiane”, ndërsa paneli i dytë, temën: “Roli i magjistratit në rritjen e cilësisë dhe efiçencës së drejtësisë. Pozita para dhe pas ndryshimeve kushtetuese dhe ligjore”.
Pjesëmarrja në panelin e parë e Institucioneve të Trajnimit Gjyqësor të rajonit synoi të përcjellë frymën e bashkëpunimit me të gjitha vendet në rajon në dhënien e përvojave individuale dhe ndarjen e të ardhmes së përbashkët Evropiane.
 
 
 
 
 



Njoftime

Mbylle