Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Rikujtim: Propozimi i temave me interes si dhe i ekspertëve për përfshirjen në kalendarin e Trajnimit Vazhdues për vitin akademik 2017-2018

Drejtuar:  Të gjithë Gjyqtarëve dhe Prokurorëve         
 
Lënda: Propozimi i temave me interes si dhe i ekspertëve për përfshirjen në kalendarin e Trajnimit Vazhdues për vitin akademik 2017-2018.
 
 
Të nderuar Gjyqtarë e Prokurorë,
 
Për të realizuar një proces sa më gjithpërfshirës dhe transparent, dhe me qëllim përmirësimin e programeve të trajnimit vazhdues të Shkollës së Magjistraturës, përmes një thirrje të hapur të bërë në datën 12.04.2017, u është kërkuar të gjithë gjyqtarëve e prokurorëve për të propozuar tema konkrete me interes në këtë drejtim.  
 
Me keqardhje mund të them se kësaj thirrje u janë përgjigjur pozitivisht në afatin e caktuar, duke sugjeruar tema konkrete, një numër i kufizuar i gjyqtarëve dhe prokurorëve.
 
Më lejoni t’iu rikujtoj edhe një herë se, nëse jeni të interesuar për të dhënë kontributin tuaj për të përfshirë në Kalendarin e Programit tëTrajnimit Vazhdues për vitin akademik 2017-2018 tema bashkëkohore dhe që lidhen me problematikën që paraqitet në praktikë, si edhe sugjerime të ekspertëve të mundshëm lidhur me këto tema, jeni të lutur të jepni kontributin tuaj duke i dërguar propozimet konkrete brenda datës 30 Maj 2017 në adresën elektronike: info@magjistratura.edu.al, si dhe laura.pupa@magjistratura.edu.al.
 
Faleminderit për mbështetjen dhe mirëkuptimin,
 
 
                                                                                                         DREJTOR
                            
                                                                                                  SOKOL SADUSHI



Njoftime

Mbylle