Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Workshop me Kancelarët – Administrimi Gjyqësor si Profesion

                                                  25 Korrik 2017
 
Shkolla e Magjistraturës, me mbështetjen e Projektit të USAID – Drejtësi për të gjithë, organizon një workshop me Kancelarët e të gjitha gjykatave për të diskutuar kërkesat dhe kompetencat të reja që lidhen me rolin e tyre në kontekstin e paketës së reformës në drejtësi dhe ligjet përkatëse mbi organizimin e gjykatave si dhe administrimit gjyqësor efektiv.
Krahas kësaj, ky workshop synon të ofrojë një vështrim të përgjithshëm mbi programin e trajnimit (fillestar dhe vazhdues) si detyrim ligjor për Kancelarët, program i cili do të hartohet dhe zbatohet nga Shkolla e Magjistraturës, në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Ministrinë e Drejtësisë.
Kuptimi më i mirë nga ana e Kancelarëve se cfarë nënkupton një sistem gjyqësor transparent, i drejtë, efiçent dhe modern është thelbësore për garantimin e një sistemi gjyqësor të efektshëm. E vetmja mënyrë për arritjen e këtij objektivi është pasja e nëpunësve civilë gjyqësor të trajnuar mirë, të cilët janë të gatshëm të punojnë, të bashkëpunojnë dhe të kontribuojnë në konsolidimin e një sistemi gjyqësor të shkëlqyer në Shqipëri dhe kjo duhet të fillojë me Kancelarët. 
 
 
 
 



Njoftime

Mbylle