Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Aktivitet Rajonal për Trajnimin e Trajnerëve për provat elektronike dhe të ardhurat nga krimi online

                                      Budva, Qershor 2017
 
Në kuadër të projektit iPROCEEDS sot filloi një aktivitet pesë ditor Trainim i Trajnerëve për ofrimin e një moduli trajnimi prezantues për krimin kibernetik, provat elektronike dhe të ardhurat nga krimi online.
Qëllimi i aktivirtetit është krijimi i një grupi trajnerësh kombëtar, që do të jenë në gjendje të udhëzojnë kolegët e tyre për aftësitë dhe njohuritë fillestare të nevojshme për kryerjen e roleve dhe funksioneve në çështjet e krimit kibernetik, provave elektronike dhe kërkimit, sekuestrimit dhe konfiskimit të të ardhurave nga krimi online.
Kursi bazohet në materialet e trajnimit të zhvilluara nga Këshilli i Evropës dhe është hartuar për t’i pajisur gjyqtarët dhe prokurorët me një nivel fillestar njohurish për krimin kibernetik, provat elektronike si dhe kërkimin, sekuestrimit dhe konfiskimitn e të ardhurave nga krimi online.
Ky aktivitet përfshin gjyqtarë dhe prokurorë që aspirojnë të bëhen trajnerë nga vende si Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Serbia, “ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë”, Turqia dhe Kosova.
Një grup multinacional ekspertësh nga Kroacia, Irlanda, Sllovenia dhe Mbretëria e Bashkuar drejton trajnimin.
Nigel JONES, eksperti i Këshillit të Evropës theksoi se trajnimi: "... trajton subjektet e krimit kibernetik, provat elektronike dhe të ardhurat nga krimi online, dhe është një mundësi për të trajtuar bashkë sfidat kryesore me të cilat përballet drejtësia penale në ditët e sotme. Kjo inisiativë ka qëllim krijimin e kapaciteteve për ofrimin e temave trajnuese më të rëndësishme. Qëndrueshëmria është e rëndësishme për suksesin e trajnimit duke përfshirë gjithashtu elementin e aftësive të trajnimit. Kombinimi i tematikave do të garantojë që delegatët më pas të mund të trajnojnë kolegët e tyre në nivel kombëtar. Në fund të trajnimit, secili prej vendeve pjesëmarrëse do të ketë katër trajnerë të rinj. Projekti iPROCEEDS do të mbështesë gjithashtu ofrimin e trajnimit në nivel kombëtar dhe do të garantojë qëndrueshmërinë duke kontrolluar programin kombëtar".
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Njoftime

Mbylle