Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Njoftim për datën e vlerësimit me shkrim (testimi) dhe intervistës së strukturuar me gojë, “Për pranim në shërbimin civil.”, për konkursin “Sekretar shkencor për formimin vazhdues”.

                                             Shkolla e Magjistraturës
 
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreut IV “Pranimi në shërbimin civil”, Neni 22 dhe Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive.”, për konkursin “1 (një) vend vakant për pozicionin “Sekretar shkencor për formimin vazhdues”, si më poshtë:
Për konkursin e shpallur për pozicionin “Sekretar shkencor për formimin vazhdues”, pranë Shkollës së Magjistraturës, nga kandidaturat e paraqitura, brenda afateve të përcaktuara në njoftim, të datës 27.04.2017, janë: Znj. Edlira Kapllani, Znj. Gentjana Avdiaj dhe Z. Rinald Pacara. Pasi u krye verifikimi paraprak mbi përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurim, u konstatua se të tre kandidatët i plotësojnë kushtet për parimin në shërbimin civil dhe në zbatim të Ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, Kreu IV “Pranimi në shërbimin civil.”, neni 22, dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive.”, kjo procedurë mbyllet me tre kandidatura të vlefshme, pas procedurës së vlerësimit paraprak, që janë:
1) Znj. Edlira Kapllani
2) Znj. Gentjana Avdiaj
3) Z. Rinald Pacara
Për sa më sipër, njoftojmë se:
* vlerësimi me shkrim (testimi) do të zhvillohet në datën 25 maj 2017, ora 08.30, në ambjentet e Shkollës së Magjistraturës;
* intervista me gojë do të zhvillohet në datën 25 maj 2017, ora 10.00, në ambjentet e Shkollës së Magjistraturës.
Kandidatët e mësipërm konsiderohen të vlefshëm për këtë procedurë.



Njoftime

Mbylle