Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Njoftim për datën e vlerësimit me shkrim (testimi) dhe intervistës së strukturuar me gojë, “Për pranim në shërbimin civil.”, për konkursin “Sekretar shkencor për publikimet /redaktor

                                    Shkolla e Magjistraturës 
 
Lënda: Njoftim për datën e vlerësimit me shkrim (testimi) dhe intervistës së strukturuar me gojë, “Për pranim në shërbimin civil.”, për konkursin “Sekretar shkencor për publikimet /redaktor letrar”, me kandidatë.
 
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreut IV “Pranimi në shërbimin civil”, Neni 22 dhe Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive.”, për konkursin “1 (një) vend vakant për pozicionin “Sekretar shkencor për publikimet /redaktor letrar”, si më poshtë:
Për konkursin e shpallur për pozicionin “Sekretar shkencor për publikimet /redaktor letrar”, pranë Shkollës së Magjistraturës, nga kandidaturat e paraqitura, brenda afateve të përcaktuara në njoftim, të datës 30.03.2017, janë: Znj .Albana Elmazi, Znj. Anila Konomi, Znj. Gentjana Avdiaj, Z. Izet Duraku dhe Z. Rinald Pacara. Pasi u krye verifikimi paraprak mbi përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurim, u konstatua se të pestë kandidatët i plotësojnë kushtet për parimin në shërbimin civil dhe në zbatim të Ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, Kreu IV “Pranimi në shërbimin civil.” , neni 22, dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive.”, kjo procedurë mbyllet me pesë kandidatura të vlefshme, pas procedurës së vlerësimit paraprak, që janë:
 
1) Znj. Albana Elmazi
2) Znj. Anila Konomi
3) Znj. Gentjana Avdiaj
4) Z. Izet Duraku
5) Z. Rinald Pacara
 
Për sa më sipër, njoftojmë se:
* vlerësimi me shkrim (testimi) do të zhvillohet në datën 10 maj 2017, ora 10.00, në ambjentet e Shkollës së Magjistraturës;
* intervista me gojë do të zhvillohet në datën 10 maj 2017, ora 12.00, në ambjentet e Shkollës së Magjistraturës.
Kandidatët e mësipërm konsiderohen të vlefshëm për këtë procedurë.



Njoftime

Mbylle