Formimi Fillestar
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...
Formimi i Vazhduar

Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...
Konferencë “Kultura Juridike dhe Reforma Kushtetuese në Shqipëri”
Firence, Itali 11-12 Maj 2017
Me ftesë të Universitetit të Firences, Departamentit të Shkencave Juridike, Drejtori i Shkollës, Z. Sokol Sadushi është ftuar të mbajë një kumtesë dhe të marrë pjesë në punimet e Konferencës Shkencore “Kultura Juridike dhe Reforma Kushtetuese në Shqipëri – Itinerare dhe prospektiva ndërmjet modeleve evropiane dhe specifikat kombëtare”. Konferenca shkencore zhvillohet edhe në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Itali.
Në konferencë do të trajtohen nëntema të ndryshme të kësaj fushe dhe më konkretisht:
- Një shekull kulturë juridike italo-shqiptare
- Organizimi, pushtetet dhe roli i Këshillit të Lartë të Magjistraturës në Shqipëri
- Modeli Italian i vetëqeverisjes së magjistraturës
- Organizimi, pushtetet dhe roli i Këshillit të Lartë të Prokurorisë në Shqipëri
- Të rejat dhe sfidat e funksionimit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në procedimet disiplinare të gjyqtarëve
- Perspektiva e avokaturës

