Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Njoftim për përfundimin e procedurës pas vlerësimit paraprak për konkursin “Sekretar shkencor për publikimet /redaktor letrar”, me kandidatë.

Shkolla e Magjistraturës
 
Lënda: Njoftim për përfundimin e procedurës pas vlerësimit paraprak “Për pranim në shërbimin civil.”, për konkursin “Sekretar shkencor për publikimet /redaktor letrar”, me kandidatë.
 
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreut IV “Pranimi në shërbimin civil”, Neni 22 dhe Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive.”, për konkursin “1 (një) vend vakant për pozicionin “Sekretar shkencor për publikimet /redaktor letrar”, si më poshtë:
Për konkursin e shpallur për pozicionin “Sekretar shkencor për publikimet /redaktor letrar”, pranë Shkollës së Magjistraturës, nga kandidaturat e paraqitura, brenda afateve të përcaktuara në njoftim, të datës 30.03.2017, janë: Znj .Albana Elmazi, Znj. Anila Konomi, Znj. Gentjana Avdiaj, Z. Izet Duraku dhe Z. Rinald Pacara. Pasi u krye verifikimi paraprak mbi përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurim, u konstatua se të pestë kandidatët i plotësojnë kushtet për parimin në shërbimin civil dhe në zbatim të Ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, Kreu IV “Pranimi në shërbimin civil.” , neni 22, dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive.”, kjo procedurë mbyllet me pesë kandidatura të vlefshme, pas procedurës së vlerësimit paraprak, që janë:
1) Znj. Albana Elmazi
2) Znj. Anila Konomi
3) Znj. Gentjana Avdiaj
4) Z. Izet Duraku
5) Z. Rinald Pacara
Njoftojmë se, data, vendi dhe ora ku do të zhvillohet konkurimi do të shpallet pas datës 27/04/2017. Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Shkollës së Magjistraturës.
Kandidatët e mësipërm konsiderohen të vlefshëm për këtë procedurë.



Njoftime

Mbylle