Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Plani Strategjik 2017-2020

Parathënie
 
Misioni strategjik i përgjithshëm i Shkollës së Magjistraturës është përgatitja e magjistratëve të rinj dhe profesioneve të tjera ligjore, si dhe zhvillimi profesional i tyre në gjykatat dhe prokuroritë në të gjitha nivelet. Rritja e cilësisë në dhënien e drejtësisë, si shërbim ndaj qytetarëve dhe forcimi i shtetit ligjor nëpërmjet formimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve me integritet, aftësi dhe cilësi të larta profesionale dhe etike është derivat i mirëfunksionimit tërësor të Shkollës.
Me ligjin nr. 8136, datë 31.07.1996 “Për Shkollën e Magjistraturës së Republikës së Shqipërisë”, (i ndryshuar me ligjin nr. 9414, datë 20.05.2005 dhe me ligjin nr. 97/2014) është krijuar Shkolla e Magjistraturës në Republikën e Shqipërisë, si një gur i fortë themeli në fushën e së drejtës, specifikisht (por jo vetëm) në arsimimin dhe edukimin profesional në këtë fushë. Në realitetin e sotëm, me reformimin e plotë që synohet të bëhet në sistemin e drejtësisë, Shkolla e Magjistraturës është ngritur në nivelin e një institucioni të parashikuar nga Kushtetuta, veprimtaria dhe funksionimi i të cilës  rregullohet nëpërmjet disa ligjeve me shumicë të cilësuar, si: ligji nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, ligji nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, ligji nr. 98/2016 “Për organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, ligji nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, ligji nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.  
Shkolla është përgjegjëse për Formimin Fillestar dhe Vazhdues të magjistratëve (gjyqtarë dhe prokurorë), të avokatëve të shtetit, ndihmësve ligjorë dhe kancelarëve në gjykata dhe prokurori. Në kuadër të përmbushjes së kësaj përgjegjësie është punuar për hartimin e strategjisë (2017-2020), në përputhje me kriteret dhe metodikën e përcaktuar në manualin për përgatitjen e strategjive kombëtare, sektoriale dhe ndërsektoriale. 
Ky dokument prezanton Strategjinë e Shkollës së Magjistraturës, që siguron përgatitjen, zhvillimin e qëndrueshëm dhe profesional të magjistratëve, por edhe të aktorëve të tjerë të rëndësishëm të sistemit të drejtësisë në Republikën e Shqipërisë, si avokatët e shtetit, ndihmësit ligjorë, këshilltarët ligjorë dhe kancelarët e gjykatave dhe prokurorive. Rritja e eksesit/qasjes në drejtësi, rritja e besimit të publikut te drejtësia shqiptare, paralelisht me forcimin dhe rritjen më tej të kontributit të këtij sektori në zhvillimin e shoqërisë shqiptare do të shërbejë edhe si një nxitje në përshpejtimin e integrimit evropian. Misioni i Shkollës sa delikat, aq edhe thelbësor e profesional, mbart në vetvete Strategjinë më të besueshme e të qëndrueshme për funksionimin e hallkës së parë të sistemit të drejtësisë dhe ndikimin e vazhdueshëm në një proces zinxhir me pasoja dhe rezultate afatgjata.  Lexo më shumë....
 
 
 



Njoftime

Mbylle