Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Propozimi i temave me interes për përfshirjen në kalendarin e Trajnimit Vazhdues për vitin akademik 2017-2018. / 12 prill 2017

 REPUBLIKA E SHQIPËRISË
SHKOLLA E MAGJISTRATURËS
Tel: (04) 2468827/219; 2468826, Rr.”Elbasanit, (Pranë) Fakulteti i Gjeologji Minierave Tiranë.
 
 
Tiranë, më  12. 04.2017   
 
 
Drejtuar:  Të gjithë Gjyqtarëve dhe Prokurorëve         
 
Lënda: Propozimi i temave me interes për përfshirjen në kalendarin e Trajnimit Vazhdues për vitin akademik 2017-2018
 
 
Të nderuar Gjyqtarë e Prokurorë,
 
Ligji nr. 96/6.10.2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” në nenin 5 nënvizon se:
 
“Magjistrati ka të drejtë dhe detyrimin të marrë pjesë në programet e formimit vazhdues. Magjistrati ka të drejtë të propozojë tema trajnimi dhe të bashkëpunojë me Këshillin, me qëllim përmirësimin e programeve të trajnimit.”
 
Duke qenë se Shkolla e Magjistraturs është në procesin e hartimit të programit tematik për vitin akademik 2017-2018, mirepret dhe bën thirrje të hapur që të gjithë gjyqtarët e prokurorët të propozojnë tema konkrete me interes për ta brenda datës 11.05.2017.
 
Për lehtësi analize dhe me qëllim dhe eliminin e kostove postare, propozimet do të bëhen në adresën elektronike laura.pupa@magjistratura.edu.al.
 
Faleminderit për mbështetjen dhe mirëkuptimin.
 
 
                         DREJTOR
                  SOKOL SADUSHI



Njoftime

Mbylle